Kullat e familjes Jashari në gjendje të rëndë

Gjendja e kullave të familjes Jashari në Prekaz vazhdon të jetë e rëndë. Nga Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve thonë se po presin miratimin e projektligjit për këtë kompleks, në mënyrë që të mund të intervenojnë. Por për të nisur këtë projekt, duhet fillimisht të miratohet projektligji për kompleksin “Adem Jashari”, të cilin Kuvendi i […]
Gjendja e kullave të familjes Jashari në Prekaz vazhdon të jetë e rëndë.
Nga Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve thonë se po presin miratimin e projektligjit për këtë kompleks, në mënyrë që të mund të intervenojnë.
Por për të nisur këtë projekt, duhet fillimisht të miratohet projektligji për kompleksin “Adem Jashari”, të cilin Kuvendi i Kosovës të hënën nuk arriti ta miratojë.
Bislim Zogaj thotë se deputetët duhet t’i lënë anash inatet politike dhe ta shtyjnë përpara sa më shpejt këtë projektligj.
Në seancën e Kuvendit, që u mbajt të hënën në mungesë të deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk u arrit kuorumi për votim në lexim të dytë të këtij projektligji.
Projektligji parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një komision ndër -institucional dhe të jetë ndërkombëtar.
Këtë vit Qeveria kishte ndarë buxhet prej 1 milion eurosh për intervenuar në këtë kompleks.KTV












