Kryeprokurori u bën thirrje qytetarëve t’i raportojnë rastet e dhunës

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi iu bëri thirrje viktimave të krimit që të lajmërojnë me kohë çdo krim dhe dhunë si dhe të kërkojnë masat mbrojtëse në mënyrë që organet e drejtësisë të merren sa më shpejt me këto raste. Në hapje të fushatës “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” që mbahet nën mbikqyrjen e […]

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi iu bëri thirrje viktimave të krimit që të lajmërojnë me kohë çdo krim dhe dhunë si dhe të kërkojnë masat mbrojtëse në mënyrë që organet e drejtësisë të merren sa më shpejt me këto raste. Në hapje të fushatës “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” që mbahet nën mbikqyrjen e zyrës së kryeprokurorit, Lumezi tha se janë rritur kapacitetet e këtij institucioni si dhe siguroi se do të ndërmarrin gjitha veprimet që viktimat e krimit të merren me seriozitet.

“Prokuroria duhet të rrisë efikasitetin për rastet e dhunës në familje në mënyrë që mos të bëhet vonë. Zyrtarët të cilët shërbejnë në zyrën për mbrojtjen e viktimave duhet të kenë rol më të madh në mbrojtjen e viktimave të krimit. Inkurajoj viktimat e krimit të lajmërojnë çdo dhunë dhe rrezik, e që është edhe detyrim, si dhe të kërkojnë masat mbrojtëse” tha Lumezi.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë 20 raste të vrasjeve, derisa viti 2017 është mbyllur me 27 raste të vrasjeve. Vrasjet kanë ndodhur për arsye të ndryshme që përfshinë edhe rastet e vrasjeve të dhunë në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar janë shënuar 962 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë kryesisht gratë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?