Kryeministri paralajmëron rritje pagash nga 1 prilli në shëndetësi, arsim e mbrojtje

Kryeministri Edi Rama, të mërkurën, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar deklaroi se të ardhurat e larta në buxhet, i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i 2019-ës, rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje. “Buxheti” është një nga arenat e betejës ku opozita dhe qeveria përplasin “brirët” përherë, por […]

Kryeministri Edi Rama, të mërkurën, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar deklaroi se të ardhurat e larta në buxhet, i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i 2019-ës, rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje.

“Buxheti” është një nga arenat e betejës ku opozita dhe qeveria përplasin “brirët” përherë, por për kryeministrin Edi Rama çdo fjali kundër në këtë drejtim nga rivalët politikë do të ishte e kotë, pasi buxheti i 2019-ës është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë së PS dhe “ky do të jetë buxheti më i madh”.

Më tej, Kryeministri u shpreh se qëllon të jetë një ditë përrallash, por për ne, thotë ai, ka pasur disa zhvillime në këtë datë.

“Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”,- tha Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?