Krimineli i Luftës në Kosovë po vuan dënimin, Ministria e Mbrojtjes i boton libër

Krimineli i Luftës në Kosovë po vuan dënimin, Ministria e Mbrojtjes i boton libër

Ministria serbe e mbrojtjes ka botuar një libër nga ish-shefi i shtabit i Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg për krime lufte në Kosovë. Medija Centar Odbrana, një shtëpi botuese që është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ka publikuar librin e Nebojsa Pavkoviq për fushatën ushtarake të […]

Ministria serbe e mbrojtjes ka botuar një libër nga ish-shefi i shtabit i Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg për krime lufte në Kosovë.

Medija Centar Odbrana, një shtëpi botuese që është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ka publikuar librin e Nebojsa Pavkoviq për fushatën ushtarake të NATO-s kundër forcave të Beogradit në Kosovë në vitin 1999, njoftoi të mërkurën gazeta serbe Blic.

Ish-gjenerali, i cili po vuan dënimin me 22 vjet burg në Finlandë pas dënimit të tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në vitin 2009, shkroi një ditar me katër vëllime me titull: “Batalioni i Tretë në ‘Përqafimin e Mëshirshëm të Engjëllit për 78 ditë’, raportoi Blic.

Pavkoviq ishte komandanti i Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës së Kosovës. “Engjëll i Mëshirshëm” është emri ironik që zyrtarët serbë dhe mediat i dhanë operacionit të NATO-s, i cili zgjati 78 ditë dhe kishte për qëllim t’i jepte fund goditjes së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Libri u promovua në Panairin e Librit në Beograd. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ditari i Pavkoviqit është pjesë e një serie librash që lidhen me kujtimet e ish-pjesëmarrësve të luftës së vitit 1999.

“Ish-shefi i shtabit vuri në dukje heroizmin e mbrojtësve të atdheut gjatë agresionit të NATO-s, por edhe momentet kontestuese gjatë konfliktit të vitit 1999, siç janë mosmarrëveshjet me Ministrinë e Brendshme, dezertimet dhe detajet e tjera të panjohura të kohës,” tha ministria në faqen e saj.

Sipas ministrisë, libri gjithashtu lavdëron kolegët e kohës së luftës të gjeneralit, siç janë gjenerali Vladimir Lazareviq, i cili u dënua së bashku me Pavkoviqin dhe u prit si hero nga qeveria serbe kur doli nga burgu në vitin 2015.

Në vitin 2017, Lazareviq u ftua nga Ministria e Mbrojtjes të mbante një leksion në Akademinë Ushtarake Serbe, gjë e cila u dënua nga Bashkimi Europian.

Autoritetet serbe kanë mirëpritur kriminelë të tjerë të liruar të luftës dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike.

Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Veselin Sljivançanin, i cili kreu në burg për krime lufte lidhur me luftimet rreth Vukovarit në Kroaci, është një mysafir i shpeshtë në eventet e mbajtura nga Partia Progresive e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Një tjetër krimineli të dënuar lufte, ish zv/kryeministrit Nikola Shainoviq, iu dha një post zyrtar në Partinë Socialiste, e cila është partneri kryesor i koalicionit të Progresistëve.

Organizatorët e Panairit të Librit të Beogradit të sponsorizuar nga shteti, gjithashtu i dhanë një stendë “Serbisë së madhe”, shtëpia botuese e kriminelit të dënuar të luftës, kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?