Krasniqi thotë se sulmuesit e pelegrinëve serbë janë në Beograd e jo në Kosovë

Krasniqi thotë se sulmuesit e pelegrinëve serbë janë në Beograd e jo në Kosovë

Ish kryetari i Kuvendit, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar për sulmin që u bë të dielën ndaj autobusëve me pelegrinë serbë gjatë ditës së sotme në Istog. Krasniqi ka deklaruar se sulmuesit duhet të kërkohen në Beograd e jo në Kosovë. Krasniqi është shprehur se zyrtarët kosovarë nuk […]

Krasniqi është shprehur se zyrtarët kosovarë nuk duhet që fajtorët për këtë cështje t’i kërkojnë në Kosovë.

“Zyrtarët e Kosovës apo kushdo tjetër kot i kërkojnë e distancoheni nga sulmuesit e “pelegrinëve” serbë ne Istog a diku tjetër në Kosovë, sulmuesit janë vetëm në Beograd e askund tjetër. Nuk janë “pelegrinë” ata, që në Kosovë vijnë me logjikën e mitologjisë shoviniste serbe, me logjikën e politikës se gjenocidit serb, me logjikën e medieve serbe që mbjellin përditë urrejtje ndaj shqiptarëve në përgjithësi e atyre të Kosovës në veçanti, nuk mund të vijnë “pelegrinët” në Kosovë me logjikën mitomanisë shoviniste të Kishës serbe në Kosovë”, ka shkruar Krasnqi.

Lexojeni të plotë reagimin e Jakup Krasniqit:

Zyrtarët e Kosovës apo kushdo tjetër kot i kërkojnë e distancoheni nga sulmuesit e “pelegrinëve” serbë ne Istog a diku tjetër në Kosovë, sulmuesit janë vetëm në Beograd e askund tjetër. Nuk janë “pelegrinë” ata, që në Kosovë vijnë me logjikën e mitologjisë shoviniste serbe, me logjikën e politikës se gjenocidit serb, me logjikën e medieve serbe që mbjellin përditë urrejtje ndaj shqiptarëve në përgjithësi e atyre të Kosovës në veçanti, nuk mund të vijnë “pelegrinët” në Kosovë me logjikën mitomanisë shoviniste të Kishës serbe në Kosovë.

Të gjithë e dimë se çka kanë mbjellë për gati një shekull regjimet e ndryshme serbe në Kosovë. Ato regjime kanë mbjellë më se një herë gjenocid në Kosovë. Kulmi ishte politika serbe e gjenocidit e ndjekur në mënyrën më të egër gjatë viteve 199o – 1999. Nga ajo politikë, nuk janë distancuar as dje e as sot drejtuesit më të lartë të shtetit në Beograd. Në fjalimin e fundit në Kosovë, Presidentit të Serbisë i vinte keq pse nuk janë realizuar politikat e Millosheviqit. Asnjë keqardhje për politikën e gjenocidit serb në Kosovë. As qeveritarët tjerë serbë, me asgjë nuk dallojnë nga i pari i Serbisë.

Shikoni e dëgjoni se çka flasin për çdo ditë zyrtarët më të lartë të Serbisë. Shikoni angazhimet e tyre ku do ku u jepet rasti se çka thonë për shtetin tonë. Shikoni se cili është angazhimi i tyre për të penguar ecjen e Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit, të sigurisë e të anëtarësimit në OKB e mekanizma të tjerë ndërkombëtar. Nëse dikush në ketë hapësirë Ballkanike e ka krijuar frymën e urrejtjes në mes popujve, ajo frymë askund nuk gjendet si në Beograd dhe në të gjitha pushtetet e ati shteti. Si në atë politik e shtetëror, në atë mediatik, akademik e fetar, kudo atje mbjellët urrejtje ndaj shqiptarëve. Një fjalë thotë: “Kush mbjellë erë, korrë furtunë”!

Shumë furtuna ka mbjellë në shekullin XX Beogradi politik në Kosovë! Mbi 100.000 shqiptarë të vrarë e të masakruar, mbi një milion të depërtuar në vende të ndryshme të Botës e zjarrvëniet e përsëritura mbi pasurinë private e publike dhe grabitje prej më të ndryshmeve. Furtunat shkaktojnë tajfune!

Vetëm në Beograd krijohet fryma dhe atmosfera për ardhjen e pelegrinëve paqësor në Kosovë. Atje jo vetëm që nuk është krijuar kjo frymë, por mbillet përditë fryma e urrejtjes! Prandaj, sulmuesit e “pelegrinëve” serb, kërkoni, i keni dhe i gjeni vetëm në Beograd.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?