Krasniqi-Aliut: S’di për çfarë bereqeti po flet, nga partia e parë përfunduat në vendin e tretë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, në një intervistë për Periskopin i është përgjigjur deputetit të VV’së, Liburn Aliu, i cili sot tha se për partinë e tij ishte bereqet dalja e disa deputetëve e anëtarëve të tjerë. Krasniqi i ka qartësuar Aliut se bereqet është kur rritësh, e jo kur përgjysmohet numri i deputetëve. […]
Krasniqi i ka qartësuar Aliut se bereqet është kur rritësh, e jo kur përgjysmohet numri i deputetëve.
“Vetëvendosje ka qenë subjekti i parë, por jo më. Sondazhet e kohëve të fundit bëjnë të ditur se ata janë forca e tretë politike në vend me 15-17 për qind. E nëse jo është bereqet për ta, atëherë u uroj sukses në bereqetin e tyre. Po bereqet është kur të rritësh, e jo kur të humbasësh kështu”, ka thënë Krasniqi për Periskopin.
Tutje, ai ka folur edhe për protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Me protestën që organizuan, ata e patën për qëllim ta promovojnë VV’në e ta sulmojnë PSD’së. Sa herë flasin për protestën, nuk thonë se organizuan një protestë të madhe që ia humb legjitimitetin Thaçit, por thonë se afirmuan edhe njëherë VV’n, e sulmuam PSD’në. Kjo tregon shumë për seriozitetin e protestave. Ata s’po vazhdojnë më, e Thaçi nuk po ndalet. Nuk kisha fol fare për numrin e qytetarëve në protestë, se partitë maten me vota, e jo me numër të qytetarëve në protesta”, ka thënë tutje Krasniqi.
Deputeti i PSD’së, ka thënë se protestat më të fuqishme të Vetëvendosjes, kanë qenë ato në të cilat janë ftuar të gjitha partitë opozitare.
“Nuk dua më të flas për dallimet mes dy partive, sepse opinioni është lodhur nga këto deklarata. Unë kam qenë vetë në VV dhe e di që protestat më të fuqishme kanë qenë ato kur kemi punuar bashkë si opozitë, gjë që nuk e bëri VV në protestën e fundit. E kaq ka qenë edhe efekti i kësja proteste. Vetëvendosje nuk e ka seriozisht në synimet për të ndal Thaçin, sepse po ta kishte unë e di çka është në gjendje të bëjë për ta arritur qëllimin”, deklaroi ai tutje./Periskopi
Shikojeni intervistën e plotë me deputetin e PSD’së, Frashër Krasniqi:












