Kosovarët s’kanë interesim për të lexuar, më shumë po u pëlqen filmi

Kosovarët s’kanë interesim për të lexuar, më shumë po u pëlqen filmi

Interesimi për librin ra në 2017-ën në raport me një vit më parë, por interesimi për të parë filma u rrit dukshëm. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin “Statistikat e Kulturës 2017”. Në të dhënat e raportit të ASK-së përmenden shfaqjet e mbajtura në teatër “Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin “Statistikat e Kulturës 2017”. Në të dhënat e raportit të ASK-së përmenden shfaqjet e mbajtura në teatër

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 161 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15 175; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 102 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 5 876; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 43 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 8 243.”, thuhet në komunikatë

Sipas komunikatës, numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 38, ndërsa numri i vizitorëve ishte 15 mijë e 872. Në krahasim me raportin e vitit 2016-të shënon rritje interesimi për ekspozita . Në 2016-ën numëroheshin 36 ekspozita të realizuar me 14 mijë e 582 vizitorë.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 72, prej tyre 5 filma vendorë dhe 67 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 mijë e791.

Në komunikatë bëhet e ditur edhe shfaqjen e filmave në kinematë tjera.

“Numri i filmave të shfaqur në kinemanë CINEPLEXX ishte 181, prej tyre 2 filma vendorë dhe 179 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 338 963. Numri i filmave të shfaqur në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST ishte 323, prej tyre 27 filma vendorë dhe 296 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 21 554.”, bën të ditur komunikata

Sipas të dhënave të këtij raporti numri i përgjithshëm i filmave për vitin 2017 ishte 576 me gjithsej 371 mijë e 8 shikues. Në krahasim me vitin 2016 që numëronte 369 filma të shfaqur dhe me gjithsej 61 mijë e 558 vizitorë paraqet një rritje bukur të madhe të interesimit të qytetarëve.

Në komunikatën e ASK-së për vitin 2017-të thuhet se fondi i librave në biblioteka ishte 1 782 945, ndërsa numri i lexuesve ishte 158 176. Nëse këto të dhëna krahasohen me një vit më parë që numëronte mbi 1 milionë 793 mijë e 73 libra me 278 mijë e 201 lexues i bie se librit iu pakësuan mbi 12 mijë lexues më pak përderisa mbi mbi 10 mijë libra më pak u pakësuan raftet e librave në bibliotekat e Kosovës.

Fondi i librave në bibliotekave të Kosovës është përafërsisht e barabartë me numrin e popullsisë në Kosovës.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72, ndërsa numri i vizitorëve ishte 71 335. Ky numër ka pësuar rënie në raport me një vit më parë. Në vitin 2016, numri i muzeve dhe shtëpive ishte 64, me 104 mijë e 935 vizitorë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?