Kopshti zoologjik i Fierit shembull i keq, Daily Mail raporton për të

Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një parku safari privat, pasi u shfaqën fotografi të reja ku ekspozohen kushtet tronditëse të kopshtit zoologjik. Kështu nis artikullin tabloidi britanik, “Daily Mail”, sipas të cilës, fotot e marra në kopshtin zoologjik në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan “të kequshqyer” që jeton në […]
Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një parku safari privat, pasi u shfaqën fotografi të reja ku ekspozohen kushtet tronditëse të kopshtit zoologjik.
Kështu nis artikullin tabloidi britanik, “Daily Mail”, sipas të cilës, fotot e marra në kopshtin zoologjik në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan “të kequshqyer” që jeton në kushte tejet të këqija dhe në hapësirë të ngushtë.
Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujk të dobët dhe disa drerë, shihen në kafaze të ngushta betoni.
Imazhet thuhet se u morën nga një fotograf anonim për të ekspozuar kushtet e këqija në kopshtin zoologjik.
Imazhet tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të mjera dhe të pista.
















