Konjufca: Kosovën e shkatërruan ata që flasin më së shumti për Adem Jasharin

Konjufca: Kosovën e shkatërruan ata që flasin më së shumti për Adem Jasharin

Kryesuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur në Kuvendin e Kosovës për gjendjen në Kosovë, ku ka thënë se vendi po degradon çdo ditë e më shumë. Ai ka thënë se kur PAN-i kishte formuar Qeverinë, askush s’kishte besuar se do të bëhej më mirë, madje, sipas tij, as vet ata, shkruan […]

Ai ka thënë se kur PAN-i kishte formuar Qeverinë, askush s’kishte besuar se do të bëhej më mirë, madje, sipas tij, as vet ata, shkruan Periskopi.

“Janë bërë një vit prej kur jetojmë nën sundimin e qeverisë aktuale. Prej kur u bë e ditur që PAN-i do të qeveriste me Kosovën, nuk njoh dikë që shpresonte se në Kosovë do të bëhet më mirë. Bile edhe mes tyre dyshoj që ka se do të besonin se do të përmirësohej gjendja”, tha Konjufca.

“Në Kosovë është bërë e zakonshme të vdesësh në vendin e punës, të japësh qindra milionë euro për kompanitë private, herë për kompanitë e ujit, herë për Bechtel Enkën e edhe për Limak Çalikun. Jemi shteti i vetëm në Evropë që jemi pa sigurime shëndetësore.”

Konjufca tha se popullsia po tkurret për arsye se qytetarët po kërkojnë jetë më të mirë çdokund jashtë Kosovës.

“Kush ka mend në kokë që të mburret në këtë gjendje? Para viteve të ’90-ta Kosova kishte dy milionë banorë, para 5 viteve 1.8 milionë, e tani ndoshta edhe më pak. A e dini përse zonja e zotërinj, sepse jeta më e mirë po kërkohet çdokund përveçse në atdheun tonë”, tha ai.

E sipas Konjufcës ata që e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje janë pikërisht ata që flasin më së shumti për Adem Jasharin

“A e dini kush na ka sjell në këtë gjendje? Ata që rrahin gjoks dhe e përmendin për çdo ditë Adem Jasharin”, tha ai. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?