Konfiskohet sasi e madhe armësh në Pejë

Policia njofton se në rajonin e Pejës ka konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe arrestohen disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale. Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në një përudhë kohore një javore në bashkëpunim me njësitë tjera dhe […]
Policia njofton se në rajonin e Pejës ka konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe arrestohen disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në një përudhë kohore një javore në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim edhe me qytetarët, gjatë punëve intensive operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga policia janë gjetur dhe janë konfiskuar: Një armë automatike AK-47, një karikator i zbrazët i së njëjtës armë, një(1) revole TT, dy (2) karikatorë dhe 67 copë fishekë të të njëjtës armë, një revole TT, një karikator dhe pesë copë fishekë të të njëjtës armë, një(1) revole M 57, dy (2) karikatorë dhe 29 copë fishekë të të njëjtës armë, dy (2) OC Sprej, tri (3) mjete të mprehta (thika të ndryshme)
Po ashtu sektori i hetimeve nga ky stacion policor – në vazhdën e punës intensive ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale të vjedhjes të cilët pas një pune operativo-hetimore ka arritur të behët arrestimi i tyre të cilët ishin të dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove.
Andaj, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me Policinë e shtetit të Kosovës.












