Komuna shpall situatë emergjente në rrugën B

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Muhedin Nushi, në konsultim me hidroinxhinierët komunalë dhe ata të Ujësjellësit, ka shpallur sot situatën emergjente për intervenim të menjëhershëm në Rrugën B. “Problemi me kanalizim në këtë lagje është pasojë e kyçjeve të gabuara të ndërtuesve shumë vite më parë, të cilët kanalizimin fekal e kanë lidhur me kanalizimin […]

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Muhedin Nushi, në konsultim me hidroinxhinierët komunalë dhe ata të Ujësjellësit, ka shpallur sot situatën emergjente për intervenim të menjëhershëm në Rrugën B.

“Problemi me kanalizim në këtë lagje është pasojë e kyçjeve të gabuara të ndërtuesve shumë vite më parë, të cilët kanalizimin fekal e kanë lidhur me kanalizimin atmosferik të ‘Banesave të Bardha’”, thuhet në një njoftim të komunës.

Sipas njoftimit me shpalljen e situatës emergjente mundësohet intervenimi i shpejtë përmes negocimit me kompani, duke shmangur kështu nevojën e tenderimit që do ta zvarriste procesin dhe do ta thellonte problemin në fjalë.

“Kësisoj, komuna e Prishtinës brenda 24 orëve do te fillojë punimet në atë zonë, në mënyrë që të lirohet gypi i kanalizimit, ta pastrohen podrumet, të bëhet deratizimi dhe dezinfektimi i nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot disa banorë që jetojnë në këtë rrugë kanë protestuar para komunës së Prishtinës lidhur me gjendjen që është krijuar në hyrje të banesave të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?