Komuna mbron linjat e reja të autobusëve, operatorët e akuzojnë për kaos

Komuna e Prishtinës është e vendosur që të mos tërhiqet nga vendosja e linjave të reja të autobusëve në lagjet “Mat” dhe “Kalabria”. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, në një qëndrim të tij të shfaqur në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Komuna ka ndërhyrë me autobusë të rinj në disa pjesë të qytetit ku […]

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, në një qëndrim të tij të shfaqur në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Komuna ka ndërhyrë me autobusë të rinj në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pasur profit, posaçërisht në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në “Kalabri” (te Shkolla Ekonomike), shkruan sot Koha Ditore.

“Po ashtu, transportuesi nga Makoci është ankuar që autobusi i Keqekollës po ia merr udhëtarët, sepse të gjithë po kanë dëshirë të voziten në autobusët e rinj. Kërkesë e kanë që autobusët e rinj të tërhiqen nga ‘Kalabria’ dhe nga Lagjja e Spitalit, sepse ata i kanë pasur autobusët e tyre të vjetër në këto linja”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka numëruar disa arsye, që, sipas tij, kanë bërë që Komuna të vërë autobusët e rinj në linjat rreth të cilave bënë një sërë protestash kompanitë private të transportit publik.

Ai ka thënë se fillimisht “Trafiku Urban” i ka lajmëruar nënkontraktorët disa herë gjatë viteve të fundit se autobusët e rinj do t’i zëvendësojnë të vjetrit. Pastaj lagjja “Kalabria” dhe Lagjja e Spitalit kanë bërë qindra kërkesa për transport publik. Dhe ka shumë linja që kalojnë në disa pjesë në të njëjtat rrugë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?