KMDLNj e quan shkelje të të drejtave të njeriut sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit kundër pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut, duke thënë se pengimi i qytetarëve serbë për t’i vizituar pronat e tyre apo kultet fetare është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim i lirisë së lëvizjes dhe si i tillë […]
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit kundër pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut, duke thënë se pengimi i qytetarëve serbë për t’i vizituar pronat e tyre apo kultet fetare është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim i lirisë së lëvizjes dhe si i tillë është i papranueshëm.
Më 21 tetor, një grup i serbëve që aktualisht jetojnë si persona të zhvendosur në Serbi , në mënyrë të organizuar vizituan fshatin Studenicë të kësaj komune përkatësisht manastirin në këtë fshat dhe gjatë vizitës hasën në kundërshtim të banorëve shqiptarë.
Policia e Kosovës ndaloi 11 persona dhe ndaj 6 të ndaluarve filloi procedura për prishje të rendit publik. Gjatë kundërshtimit, disa protestues hodhën gurë në drejtim të autobusit duke thyer disa xhama mirëpo nuk pati të lënduar në mesin e udhëtarëve.
KMDLNj konsideron se është e papranueshme që thuajse 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë të rrezikohet liria e lëvizjes e motivuar në baza etnike, ndërsa inkurajon të zhvendosurit të kthehen në pronat e tyre.












