Këto dy vende të rëndësishme të BE’së ende kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Këto dy vende të rëndësishme të BE’së ende kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Ka disa javë që Gjermania, Franca dhe Holanda po përmenden si shtetet skeptike për një vendim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo për faktin se qeverisjet në këto shtete po i druhen një reagimi të popullsisë së tyre kundër politikave lehtësuese të lëvizjes së lirë, migrantëve nga Ballkani dhe refugjatëve nga […]

Megjithatë, Gjermania duket se nuk është më skeptike. Nga vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Gjermani është konfirmuar se ky shtet do të përkrahë heqjen e vizave për Kosovën.

Veseli kishte takime me homologun e tij gjerman, presidentin si dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë se atjeshme, të cilët ia kanë konfirmuar qëndrimin pro heqjes së vizave.

Por, arrë e fortë duket të jenë Franca dhe Holanda. Kjo madje, siç merr vesh Kosovapress, i është konfirmuar edhe Veselit gjatë vizitës në Gjermani, por po ashtu edhe zyrtarëve tjerë qeveritarë. Për këtë gjë është e informuar edhe Qeveria e Kosovës, në veçanti ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Gjermania, siç mëson KosovaPress nga burimet qeveritare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të lobojnë tek Franca dhe Holanda në mënyrë që ato ta përkrahin një vendim pozitiv. Kjo gjë i është kërkuar vet kryetarit Veseli dhe Ministrisë së Integrimeve.

Kjo kërkesë apo këshillë nga Gjermania është marrë seriozisht nga kryetari i Kuvendit, dhe mësohet se ai në ditët në vazhdim do të takojë zyrtarë të lartë francezë dhe mundet edhe ta vizitojë sërish Francën.

Një tur lobimi tek këto dy shtete bëhet e ditur se do të zhvillohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian i cili ka konfirmuar përmbushjen e gjitha kritereve.

Pas Komisionit Evropian edhe Parlamenti Evropian ka votuar pro heqjes së vizave për kosovarët, ndërsa sipas procedurave tani duhet të votohet nga Këshilli i ministrave të Punëve të Brendshme.

Në këtë vendimmarrje, shtetet si Franca por edhe Holanda përbejnë fuqi të madhe brenda vendimmarrjes së Këshillit për shkak të numrit të madh të popullsisë dhe kundërshtimi i tyre eventual rrezikon mos futjen e Kosovës në agjendën e vendimmarrjes brenda Këshillit të Ministrave gjatë këtij viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?