Këshilli Drejtues i UP-së ia vazhdon mandatin sekretarit Esat Kelmendi

Këshilli Drejtues i UP-së ia vazhdon mandatin sekretarit Esat Kelmendi

Me 5 vota për dhe 3 kundër Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ia ka vazhduar mandatin Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së, Esat Kelmendi. Pas mbledhjes, kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Ardiana Bunjaku ka thënë se personalisht ka qenë që të hapet konkurs për këtë pozitë mirëpo vendimi është marrë përmes votave të Këshillit, […]

Me 5 vota për dhe 3 kundër Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ia ka vazhduar mandatin Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së, Esat Kelmendi.

Pas mbledhjes, kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Ardiana Bunjaku ka thënë se personalisht ka qenë që të hapet konkurs për këtë pozitë mirëpo vendimi është marrë përmes votave të Këshillit, raporton Koha Ditore.

“Kanë qenë dy propozime, njëri që të hapet konkurs dhe tjetri që t’i vazhdohet mandati. Kemi qenë 8 anëtarë të Këshillit, dhe sipas votave 5 i kemi për vazhdim të kontratës dhe 3 që të hapet konkurs”, ka thënë shkurt ajo.

Siç kishte raportuar Koha Ditore duke u thirrur në burime brenda Rekotratit, disa anëtarë të Këshillit ishin kundër vazhdimit të mandatit për Kelmendin. Koha.net ka raportuar gjatë ditës se Sindikata e Universiteteve dhe e Shkencës së Kosovës (SUSHK) i ka drejtuar një letër Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ku ka kërkuar që sekretarit të përgjithshëm të UP-së, Esat Kelmendi t’i vazhdohet mandati në bazë të performancës së treguar.

Në fillim të këtij muaji, rektori i UP-së, Marjan Dema i ka bërë kërkesë Këshillit Drejtues të UP-së për vazhdimin e mandatit të sekretarit i mirëpo kjo po kundërshtohet nga disa anëtarë të këshillit të emëruar nga ministri, Shyqiri Bytyqi.

Për vazhdimin e mandatit të sekretarit kishin dhënë qëndrim edhe Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMSHCK) duke e vlerësuar të ligjshëm një veprim të tillë. Në opinionin ligjor të MAP thuhet se pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së është pozitë e lartë e nivelit drejtues. Sipas këtij, opinioni, bazuar në ligjin për shërbyes civil, pas përfundimit të mandatit nëse performanca e tij ka qenë e kënaqshme titulli i institucionit mund të ja vazhdojë kontratën edhe për 5 vjet.

E sipas vlerësimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës (KPMSHCK) nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që nëse sekretari i përgjithshëm i UP-së ka treguar performancë pozitive dhe ka vlerësime pozitive nga eprori i tij ti vazhdohet mandati siç e parashohin dispozitat ligjore në fuqi, respektivisht rregullorja Nr, 06/2012 për pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?