Kërkohet mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kërkohet mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ( KOMF), në një tryezë të hapur ka diskutuar dhe adresuar rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve. Rekomandimet e dala nga ky raport janë: Qeverisja e mirë – ku specifikon shkrirjen e mekanizmave koordinues për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal në një mekanizëm; Ndalimi […]

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ( KOMF), në një tryezë të hapur ka diskutuar dhe adresuar rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Rekomandimet e dala nga ky raport janë: Qeverisja e mirë – ku specifikon shkrirjen e mekanizmave koordinues për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal në një mekanizëm; Ndalimi i dhunës ndaj fëmijëve, shfrytëzimi seksual, trafikimi; Strehimi familjar për fëmijët pa kujdes prindëror dhe në veçanti të theksuar Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës është një mekanizëm i pavarur i shoqërisë civile për matjen e reformave të çdo vendi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës.

Indeksi vë në pah se Kosova ka një boshllëk të madh mes legjislacionit të miratuar dhe zbatimit të tij. Pritet që qeveria, komunat, donatorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të mund të përdorin rekomandimet nga Indeksi në rritjen e ofrimit të shërbimeve, kapacitetit institucional, koordinimit dhe llogaridhënies, për mbylljen e hendekut midis legjislacionit dhe zbatimit të tij.

Deputetja Arbërie Nagavci që ishte e pranishme, tha edhe pse legjislatura për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është e mirë, implementimi në praktikë nuk po ndodh.

“E ka dëshmuar edhe hulumtimi, se legjislatura dhe korniza ligjore është e mirë dhe e krahasueshme me vendet e Bashkimit Evropian dhe i rregullon mjaftë mirë këto çështje, por implementimi lë për të dëshiruar. Mendoj se të gjeturat nga Indeksi janë shumë konkrete dhe duhet angazhim që ta bëjmë të mundur përmirësimin e jetëve të fëmijëve me nevoja te veçanta’’, tha ndër tjera Nagavci.

Ndërsa, Lulavere Kadriu nga Divizioni për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në Ministrinë e Arsimit tha se kërkohet që të përmirësohen kapacitetet në Fakultetin e Edukimit.

“Ajo çfarë na kërkohet neve të bëjmë më shumë, është që të përforcojmë sa më shumë të jetë e mundur kapacitetet e Fakultetit të Edukimit, që t`i përgatisim mësimdhënësit sepse vështirësitë në të nxënë nuk vjen vetëm nga aftësitë e kufizuara por edhe nga shumë faktorë të tjerë’’, tha Kadriu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?