Kërkohet rihapja e shkollave në Drenas

Kërkohet rihapja e shkollave në Drenas

Kuvendi Komunal i Drenasit nesër mban seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim. Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka […]

Kuvendi Komunal i Drenasit nesër mban seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim.

Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nxënësve e as mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar ndaj mbylljes së shkollave në komunën e Drenasit, duke e quajtur të pabazuar,  të gabuar dhe veprim të padrejtë.

Edhe prindërit e nxënësve të këtyre shkollave kanë shprehur shqetësimin dhe  kanë kërkuar anulimin e vendimit.

MASHT ka paralajmëruar se do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkolla.

“MASHT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, andaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MASHT është joligjore”, pati deklaruar ministri Bytyqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?