Keqpërdorimet në listën esenciale, milionat për barna të shtrenjta

Keqpërdorimet në listën esenciale, milionat për barna të shtrenjta

Miliona euro janë keqpërdorur nga buxheti i shëndetësisë për barna të listës esenciale, duke i favorizuar operatorët ekonomikë me çmime astronomike. Një tabletë “Imatinib”, e cila përdoret për mjekimin e leukemisë, para një viti është paguar 32 euro, ndërsa e njëjta para pak ditësh është blerë me vetëm 3.69 euro Miliona euro vlerësohet se janë […]

Miliona euro janë keqpërdorur nga buxheti i shëndetësisë për barna të listës esenciale, duke i favorizuar operatorët ekonomikë me çmime astronomike.

Një tabletë “Imatinib”, e cila përdoret për mjekimin e leukemisë, para një viti është paguar 32 euro, ndërsa e njëjta para pak ditësh është blerë me vetëm 3.69 euro

Miliona euro vlerësohet se janë keqpërdorur nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vetëm në tenderët për furnizim me tableta “Imatinib”, i cili bar përpos që përdoret për mjekimin e leukemisë kronike, shfrytëzohet edhe për mjekimin e tumoreve malinje në lukth, pasi që çmimi i furnizimit për këtë institucion shtetëror ishte shumëfish më i lartë se çmimi në tregun me pakicë.

Një tabletë e tillë (Imatinib), e cila para një viti i kishte kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ishte blerë 32 euro, derisa çmimi në tregun me pakicë ishte katërfish më i lirë.

Për çmimet e tilla astronomike të këtij bari kishte raportuar para një viti gazeta “Zëri”, ku kishte faktuar se çmimi në barnatore është dukshëm më i lirë.

Këtë vit, pas raportimeve të vazhdueshme të medieve për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka blerë të njëjtin bar me 3.69 euro, ose rreth 28 euro më lirë se një vit më parë.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se me tenderin e ri për furnizim me tableta “Imatinib” buxheti i shtetit është kursyer për 414.324 euro, derisa për tenderin tjetër për furnizim me preparate për hemodializë buxheti është kursyer prej 571.369 eurosh.

“Në total nga të gjitha aktivitetet e deritanishme të prokurimit MSH-ja ka arritur të kursejë rreth 6 milionë euro nga ‘Planifikimet sipas kontratave paraprake dhe vlerave të parashikuara’”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Medie të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Uran Ismajli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?