KDI publikon rekomandimet për të drejtat e puntorëve

KDI publikon rekomandimet për të drejtat e puntorëve

Instituti Demokratik i Kosovës ka përpiluar një listë të rekomandimeve pas rritjes së numrit të vdekjeve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë. Florent Spahija nga KDI ka theksuar se gati çdo muaj në Kosovë raportohet për raste të reja të humbjes së jetëve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë. […]

Instituti Demokratik i Kosovës ka përpiluar një listë të rekomandimeve pas rritjes së numrit të vdekjeve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë.

Florent Spahija nga KDI ka theksuar se gati çdo muaj në Kosovë raportohet për raste të reja të humbjes së jetëve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë.

Ai ka informuar se edhe në KDI gati çdo ditë pranohen thirrje nga qytetarët që ankohen për shkeljet e të drejtave të tyre në punë kryesisht në sektorin privat, por pa e përjashtuar as atë publik, i cili ka thënë se do të duhej të ishte shembull i respektimit të të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës.

“Fenomeni i vdekjeve në vendin e punës ka shënuar rritje në vitet e fundit, për shkak të hovit në rritje të ndërtimeve në çdo pjesë të Kosovës dhe mundësisë për t’u punësuar në këtë sektor për shkak të kërkesës së sektorit për fuqi punëtore të pa kualifikuar. Shumë punëtorë inkuadrohen në sektorin e ndërtimit edhe përkundër kushteve jo të mira të punës dhe pasigurisë në punë që mbretëron tash e një kohë në këtë sektor sidomos”, ka thënë Spahija.

KDI ka përpiluar një listë të rekomandimeve lidhur me problematikën e diskriminimit të punëtorëve dhe mos respektimin e të drejtave të punëtorëve:

-Secili punëtor i pa kualifikuar që punon një profesion të zanatit, duhet të detyrohet që të kualifikohet dhe të merr certifikatën e kualifikimit nga Agjencia e Punësimit;

-Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Inspektoratin e Punës të punoi në harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian;

-Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes buxhetit të parasheh vazhdimisht rritjen e numrit të Inspektorëve të Punës dhe pagave të tyre;

-Inspektorati i Punës të rrit numrin e inspektimeve në terren;

-Inspektorati i Punës të vazhdoi me kampanja vetëdijësuese mbi të drejtat e punëtoreve dhe shkeljet e mundshme për punëdhënës dhe punëtor;

-Inspektorati i Punës duhet të ofroj mundësi që punëtorët të paraqesin ankesat e tyre në mënyrë anonime dhe ankesat e njëjta të merren parasysh.

-Inspektorati i Punës duhet të rrit nivelin e transparencës duke bërë publike në ueb faqe të gjitha vendimet që i merr;

-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me ndihmën e Odave Ekonomike duhet të krijoj mekanizmat që detyrojnë edhe kompanitë private të kenë organizime sindikale;

-Qeveria e Kosovës së bashku me Sindikatat e punëtorëve por edhe sektorin privat duhet ta përpilojnë kontratën kolektive dhe ta nënshkruajnë atë;

-Gjykatat duhet të përmbahen afateve ligjore dhe çështjet e punës duhet ti trajtojnë me efikasitet dhe prioritet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?