Katër policë po hetohen pse iu treguan mediave detaje për djalin e Shpend Maxhunit

Katër policë po hetohen pse iu treguan mediave detaje për djalin e Shpend Maxhunit

Katër zyrtarë policorë po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në një rast penal. “Gjurmët” se cilët policë e kanë shikuar në sistemin e të dhënave rastin “Maxhuni” janë provat që Inspektorati Policor […]

Katër zyrtarë policorë po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në një rast penal.

“Gjurmët” se cilët policë e kanë shikuar në sistemin e të dhënave rastin “Maxhuni” janë provat që Inspektorati Policor i Kosovës synon t’i mbledhë për t’i dorëzuar në Prokurori kundër zyrtarëve të cilët mund të jenë “burimet e informacioneve” të publikuara fillimisht në “Kohën Ditore” e pastaj edhe në media të tjera.

Pa kaluar as 48 orë prej kur gazeta e ka botuar çështjen e përfshirjes së Shpëtim Maxhunit në një rast penal, shkrim që është publikuar edhe nga mediat e tjera, Inspektorati Policor i Kosovës është aktivizuar për të zbuluar se si ka rrjedhur informata.

Siç ka marrë vesh gazeta nga burime të saj brenda institucioneve të hetuesisë, hetimi ka nisur ditën e hënë. Policëve të dyshuar u janë konfiskuar telefonat, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e Departamentit të IT-ve për të konfirmuar se kush nga policët është futur në sistem për të kontrolluar “historinë” e Shpëtim Maxhunit. Një tjetër pistë që është duke e hetuar Policia e Kosovës, sipas informatave të gazetës, janë kamerat brenda objektit./Koha/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?