Kandidati për kryetar të LDK-së kundër bashkëpunimit me VV-në

Kandidati për kryetar të LDK-së kundër bashkëpunimit me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për portalin Pista.Neës, duke folur për koalicionet e mundshme në të ardhmen, ka përjashtuar në njëfar mënyre, bashkëqeverisjen me LVV’në, përderisa këta të fundit e mbajnë qëndrimin e njëjtë ndaj liderit historik të tyre, Ibrahim Rugova. Vlen të përmendet se ditë më parë Albin […]

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për portalin Pista.Neës, duke folur për koalicionet e mundshme në të ardhmen, ka përjashtuar në njëfar mënyre, bashkëqeverisjen me LVV’në, përderisa këta të fundit e mbajnë qëndrimin e njëjtë ndaj liderit historik të tyre, Ibrahim Rugova. Vlen të përmendet se ditë më parë Albin Kurti ka zhvilluar një takim në shtëpinë e Isa Mutafës, ku edhe ishte raportuar për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK e VV.

“Raporti i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj figurës së Rugovës si lider e themelues i kësaj Republike mund të jetë determinues për mundësinë e bashkëpunimit nesër. Tash për tash, mosbesimi mes dy partive tona është i madh dhe kjo ka ndodhur, jo vetëm nga kontestimi i figurës së Rugovës, por edhe ai agresiviteti opozitar karshi Qeverisë Mustafa, që ka qenë i paparë deri në këto kohë dhe i papërsëritshëm, ndoshta”, ka thënë Haziri.

I pyetur nëse do të jetë kandidat i LDK për kryeministër dhe lider i partisë se a do të vazhdojë ta mbajë të njëjtin qëndrim për Luginën, nënkryetari i LDK’së tha se nuk do të tërhiqet për asnjë çmim, pavarësisht qëndrimit zyrtar që mban LDK sot përballë kësaj çështje.

“Kjo është padrejtësi që i’u është bërë shqiptarëve atje duke mbetur nën Serbi dhe Kosova e ka për borxh të bëj përpjekje maksimale për t’ua zgjidhur problemin. Dallimet që sot ekzistojnë në Kosovë rreth kësaj çështje bëhen kryesisht për inate politike”, tha ai.

Lutfi Haziri, po ashtu  ka zbuluar detaje interesante në takimin e tij me Ministrin e Pushtetit Lokal në Serbi të asaj kohe, Zoran Lonçar, gjatë bisedimeve të Vjenes për statusin final në vitin 2005.

“Kai Aide e kishte përdorë si test këtë takim nëse Kosova është e aftë vetë të negociojë çështjen e saj me Serbinë. Pra, ka qenë ky test që përjashtoi përfundimisht idenë serbe që të negociojë çështjen e Kosovës me palën shqiptare pa Kosovën. Serbia gjithmonë ka tentuar dhe insisutuar që të dialogojë me Tiranën për çështjen e Kosovës. Disponimi ndërkombëtar në atë kohë ka qenë i ndarë rreth kësaj ideje nëse duhet të negociojnë për Kosovën Tirana e Beogradi”, ka deklaruar Haziri për Pista.neës.

Kohëve të fundit, sipas Hazirit, është aktivizuar kërkesa që Shqipëria me qenë palë në bisedimet finale Kosovë-Serbi, e që për të nuk duket e çuditshme e as befasuese.

“Tash është aktivizuar për herë të tretë, që për mua nuk është e çuditshme e as befasuese, kërkesa që Shqipëria me qenë pjesë e përmbylljes së normalizimit dhe një formulë që çon në mosrespektimin e parimit të mosbashkimit që Kosova e ka në Kushtetutë, sipas Pakos së Ahtisarit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje politike që nënkupton formulën “less than Great Albania (Më pak se Shqipëria e madhe)”. Kjo parasheh shpërbërjen e Republikës së Kosovës”, është shprehur Haziri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?