Kanceri mund të mposhtet, thirrje grave që ta zbulojnë me kohë

Kanceri mund të mposhtet, thirrje grave që ta zbulojnë me kohë

Me moton “Zbulim i hershëm – mbijetesë”, është duke u mbajtur ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit. Për herë të njëmbëdhjetë me radhë, në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ka filluar ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit. Qëllimi i këtij manifestimi, është gjithashtu për të mësuar […]

Për herë të njëmbëdhjetë me radhë, në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ka filluar ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit.

Qëllimi i këtij manifestimi, është gjithashtu për të mësuar më shumë rreth krijimit të kushteve sa më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.

Të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Është diçka që na prekë të gjithëve. Të gjithë duhet ta kuptojnë diagnostikimin e hershëm. Diagnostifikimi sa më i hershëm duhet të bëhet patjetër. Ato që e kanë luftuar këtë sëmundje, kanë bërë diagnostikimin me kohë. Aktiviteti i sotëm, është dëshmi se ka vetëdije të ngritur tek ne”, tha ai, transmeton Koha.net.

Haradinaj shtoi se të gjitha gratë duhet të marrin guxim e të besojnë në kontrolle.

“Qeveria po punon në këtë aspekt, ju sigurojë që do të jemi përkrah juve që diagnostikimi të bëhet sa më herët”, shtoi tutje .

E pranishme ishte edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

“Jemi mbledhur për të njëjtën kauzë. Ky muaj për vetëdijesimin e kancerit. Është hap që po dëshmohet se në ofrojmë kujdes e solidaritet për të gjithë të prekurit nga kanceri. Kjo sëmundje është ndër më të vështirat. Sëmundje që s’e diskriminon askënd, mund ta prekë gjith’kë. Në dekadat e fundit, kemi mësuar se kanceri mund të mposhtet. Por që të mposhtet, duhet të punojmë bashkë të gjithë. Nëse kanceri zbulohet herët, mund të shërohet”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?