Kadriaj: Haradinaj u prit në ShBA si lider i pamohueshëm, nuk i frikësohemi Thaçit

Kadriaj: Haradinaj u prit në ShBA si lider i pamohueshëm, nuk i frikësohemi Thaçit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në një intervistë për Periskopin ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj do të çojë deri në fund mandatin e tij qeverisës, pasi opozita nuk i ka numrat për të iniciuar mocion rrëzimi. Në të njëjtën intervistë, Kadriaj ka thënë se Haradinaj është njeri energjik që punon […]

Në të njëjtën intervistë, Kadriaj ka thënë se Haradinaj është njeri energjik që punon shumë.

“Ju e dini që qysh në start Qeveria është munduar të jetë transparente. Haradinaj është energjik, që punon shumë dhe kjo është pa dhe në vizita që pati jashtë vendit, sidomos në SHBA, ku u prit si një lider i pamohueshëm. E mira është që punon shumë, por pak po i jep rëndësi asaj po publikohet. Është dinamik, ka bërë punë të mira. Falë tij veteranët nuk po trajtohen si lypsarë. Kur ke energji dhe dëshirë me punu për shtet, do të ketë rezultate. Me këtë dinamizëm do t’i shkoj deri në fund. Opozita nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë. AAK nuk i frikësohet rrëzimit të Qeverisë e as zgjedhjeve. Nëse deputetët duan zgjedhje, për ne nuk është problem. Aktualisht opozita nuk ka përkrahje nga koalicioni për rrëzim të Qeverisë”, ka thënë ajo për Periskopin.

Tutje, ajo ka deklaruar se Qeveria Haradinaj nuk u frikësohet paralajmërimeve të presidentit Thaçi për ‘korrigjim kryeministrash’.

“Kryeministri është i qartë në deklarimet e tij. Nuk mund të ketë korrigjim të kufijve. Me këta kufij e njohin Kosovën krejt vendet. Nuk ka as përkrahje ndërkombëtare për lëvizje të kufijve, sepse Ballkani sapo ka dalë nga një luftë që s’është e mirë për askënd, andaj duhet të kemi kujdes. Nuk u frikësohemi kërcënimeve të Thaçit për kryeministrin Haradinaj”, shtoi ajo.

Kadriaj beson se qytetarët e Kosovës së shpejti do të lëvizin pa viza.

“Gjëja më e rëndësishme është rekomandimi pozitiv që e kemi marrë për viza. Po ashtu, është votuar edhe në Parlamentin Evropian. Dhe krejt çka shtetet hezitojnë është frika e migrimit. Ne si deputetë e qeveri po ju japim garanci se do të respektohet kjo normë dhe se do të respektohen rregullat e liberalizimit. Nuk qëndron më problemi te pala kosovare, po te shtetet që frikësohen nga migrimi problemet e brendshme të tyre”, ka thënë ajo.

Ajo ka komentuar edhe publikimin e listave të veteranëve të rremë, për të cilët kishte ngritur aktakuzë Prokuroria.

Në listat e veteranëve të rremë, ishte edhe emri i saj.

“Më ka befasuar kur e kam parë emrin tim. Më ka ardh keq kur i kam shumë ushtarë të UÇK’së aty. Është bërë shkelje drastike me publikimin e atyre listave. Jam befasuar, por pse të mërzitem. Mua po më pengon puna joprofesionale e Prokurorisë. Është shkaktuar kaos nga këto lista. Nuk mundet me diskreditu aktakuza një emër. Ka pasur edhe shumë ushtarë që unë i kam njohur. Por, sa mbetet me i besu Elez Blakajt? Ai është dashur të qëndrojë këtu, e jo të ik në Amerikë. U dashtë me i dal zot asaj pune. Është gabim i Prokurorisë kjo çështje, por duhet të ndërpritet diskreditimi i ushtarëve të UÇK’së”, deklaroi ajo tutje në intervistën për Periskopin.

Ajo ka folur edhe për rrëfimin publik të Vafsije Krasniqi Goodmanit për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës, si një nga viktimat e dhunës seksuale.

“Unë nuk kam arrit me kuptu se si EULEX ka lëshuar një rast kaq të ndijshëm siç ka qenë ai i Vafsijës, e mos ta gjykoj deri në fund”, tha ajo.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni të plotë intervistën e Kadriajt:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?