Kadri Veseli i bindur se Ushtria kryhet brenda këtij viti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se seanca e sotme do të vazhdojë, ndërkohë që ka bërë të ditur se seancë do të ketë edhe të enjten, ku në rend dite do të jetë pakoja e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Kur është pyetur se pse kanë kërkuar […]
Kur është pyetur se pse kanë kërkuar që pako e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri të shtyhet, Veseli është përgjigjur duke thënë se ‘mos iu dukem pacifist’.
“Do të vazhdojmë tani me seancën, ditën e enjte do të kemi seancë. Unë jam krenar që kam qenë në UÇK, por në UÇK kemi vepruar bashkë kemi arritur edhe përmes një partneriteti. Ushtria e Kosovës dëshiron apo nuk dëshiron duhet të kryhet brenda këtij viti. Krejt çka dëshirojmë të bëjmë është ta bëjmë me mençuri. Ushtria do të bëhet brenda vitit. Nëse është qëllimi i opozitës të dëmtohet liberalizimi i vizave. Edhe unë jam entuziast për ditën kur dita shndërrojmë FSK. Forcat e Armatosura do të jenë por nuk e kemi ndërmend të shkojmë në një proces se nuk kemi siguri që ta kemi një. Ushtria do të ndodhë brenda këtij viti. Fuqizimi i buxhetit të Kosovës që të investohet në Forcën e Armatosur të Kosovës. Ideja është të investojmë”, tha ai












