Kadri Veseli fton intelektualët që t’i bashkangjiten PDK-së

Kadri Veseli fton intelektualët që t’i bashkangjiten PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje nga Prizreni gjithë intelektualëve, punëtorëve dhe të rinjve të Kosovës që t’i bashkohen PDK-së gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, duke i garantuar se në Dekadën e Re, PDK do të jetë partia më e fuqishme e cila do ta zhvillojë dhe forcojë Republikën […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje nga Prizreni gjithë intelektualëve, punëtorëve dhe të rinjve të Kosovës që t’i bashkohen PDK-së gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, duke i garantuar se në Dekadën e Re, PDK do të jetë partia më e fuqishme e cila do ta zhvillojë dhe forcojë Republikën e Kosovë.

“Sa më e fuqishme Partia Demokratike e Kosovës, aq më e fuqishme do të jetë Kosova. Jemi në një proces zgjedhor demokratik. Jemi shembull për zgjedhje. Do të jetë proces i hapur e transparent dhe nga qyteti i Prizrenit thërras të gjithë intelektualët, akademikët, mjekët, punëtorët, minatorët, bujqit, t’i bashkëngjiten vizionit të Dekadës së Re të Partisë Demokratike. Të marrin përgjegjësi për të mirën e familjeve të tyre, për të mirën e Kosovës”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së ftoi të gjitha strukturat e partisë që të hapen për kuadrot e reja që kanë shprehur vullnet t’i bashkohen PDK-së.

“Kosova ka perspektivë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova do të ecë përpara. Na nevojitet përkrahja e çdo qytetari që dëshiron të punoj për të mirën e vendit. Merrni përgjegjësi, angazhohuni gjithë bashkërisht për arsye se nuk ka askush që mund ta ndalë Kosovën”, ka deklaruar Veseli në Prizren.

Ai tha se PDK do të jetë parti me përfaqësuesit e saj më të mirë në gjithë Kosovën.

“PDK do të ketë brenda vetes në strukturat e saj njerëzit më të mirë të secilës lagje, secilit fshat, secilit qytet sepse PDK është një familje e madhe e cila garanton zhvillim dhe integrim të Kosovës”, tha Veseli.

Të dielën kryetari i PDK-së ka vizituar edhe degët e Dragashit dhe Suharekës, ku ka hapur procesin zgjedhor brenda partiak.

Në të gjitha takimet me struktura, ai ka përcjell mesazhin për hapjen e partisë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin përgjegjësi për t’i shërbyer vendit nëpërmjet platformës politike të Partisë Demokratike e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?