Jevtiq: Të dënohen përgjegjësit e rastit të Vasfije Krasniqit

Jevtiq: Të dënohen përgjegjësit e rastit të Vasfije Krasniqit

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur për rastin e Vasfije Krasniqit, duke shprehur keqardhje për përjetimet e saj dhe kërkoi që përgjegjësit të dënohen jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha rastet që kanë ndodhur gjatë ngjarjeve të luftës. “Është […]

“Është e trishtueshme, pa marrë parasysh kush e ka bërë. Lufta nuk i sjellë dhimbje vetëm njërës palë. Kjo nuk duhet vetëm të gjykohet, por të procesohet dhe përgjegjësit të dënohen dhe jo të përgjithësohen. Jo të gjithë serbët dhe shqiptarët janë fajtorë për gjithçka”.

Ai foli edhe rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke treguar se çka është më e rëndësishme sipas tij.

“Tema numër një janë të drejtat e njeriut. Nuk mund të injorojmë faktet që është kjo mënyra e vetme që të kemi një paqe të plotë dhe nga ana tjetër se si mund të jetë marrëveshja përfundimtare. Unë personalisht nuk pres që Serbia të thotë ‘e njohim Kosovën si shtet të pavarur’, por në këtë moment të shikohet se çka do të jetë me e përshtatshme. Ky është një proces që do të zgjasë me vite të tëra derisa të krijohen kushtet”.

“Dialogu s’ka alternativë. Është një hapësirë për arritjen e kompromisit për moscaktimin e linjave të kuqe, por Beogradi dhe Prishtina të merren vesh dhe kjo do të sillte paqe të përgjithshme. Kemi shprehur brengën tonë për tri ligjet për FSK-në dhe e kemi të qartë që serbët duhet të marrin pjesë në këtë proces, sepse FSK duhet t’i përfshijë të gjitha komunitetet”.

“Mesazhi më i mirë që do të mund të dërgohej në këtë moment pas sulmit në autobusin e pelegrinëve është reagimi i policisë dhe arrestimi i personave përgjegjës, që kjo çështje nuk mund të trajtohet si nxitje, rrezikim i sigurisë publike, por është një incident që bën pjesë në raportet në mes të komuniteteve”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?