Jahjaga publikon fotografi me gruan viktimë e dhunës seksuale, heshtja është thyer

Jahjaga publikon fotografi me gruan viktimë e dhunës seksuale, heshtja është thyer

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e saj në Facebook. Ajo ka treguar se si Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka thyer heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të. […]

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka treguar se si Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka thyer heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të.

Jahjaga në këtë postim ka treguar se në vitin 2014, kur si Presidente e vendit kishte themeluar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, kjo temë, siç ka thënë Jahjaga ishte ende tabu në sferën publike.

 

Ky është postimi i plotë i Jahjagës në Facebook:

 

“Sot, Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theu heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të, duke përfshirë stigmatizimin nga shoqëria dhe rrugën e mundimshme për të kërkuar drejtësi.

Momente të tilla tejet prekëse, në të njejtën kohe janë dëshmi e forcës dhe guximit të jashtzakonshmëm të të mbijetuarve, të cilët përkundër vështirësive, me aktivizmin e tyre po ngritin vetëdijen se përdorimi i dhunës seksuale si mjet lufte duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë dhe se kryesit e këtyre krimeve duhet të përballen me drejtësi!

Sot, teksa dëgjoj Vasfijen e guximshme duke ndarë tregimin e saj të hidhur me të gjithë ne, rikujtohem edhe për progresin që është arritur në luftimin e stigmës, sidomos që nga viti 2014 — falë mobilizimit tonë mbarë shoqëror. Në vitin 2014, kur si Presidente e vendit themelova Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, kjo temë ishte ende tabu në sferën publike.

Prandaj, shembulli i Vasfijes është tregim i shpresës se, përkundër vështirësive, me përkushtim nga secili prej nesh, ne do ju sigurojnë të mbijetuarve se ata dhe ato nuk janë vetëm, dhe se ne do të jemi gjithmonë pranë tyre—sidomos në betejën e radhes, atë të qasjes në drejtësi!

Fushata si “Bëhu zëri im” e organizuar nga KRCT dhe Medica Gjakova meritojnë përkrahjen e të gjithë neve. Me të vërtetë, heshtja është thyer, është bërë zë i fuqishëm dhe i pandalshëm

—deri në arritjen e drejtësisë!”

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?