Ja si do të veprojë Komisioni nëse del se Shpend Maxhuni ka ndërhyrë në rastin e djalit të tij

Ja si do të veprojë Komisioni nëse del se Shpend Maxhuni ka ndërhyrë në rastin e djalit të tij

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së kërkojnë nga Policia e Kosovës detaje në lidhje me rastin e djalit të shefit të AKI-së Shpend Maxhuni i cili është kapur me armë dhe drogë më 12 tetor në Prishtinë. Kryetarja e këtij Komisioni Ganimete Musliu tha se pasi të informohen në vijë zyrtare për gjithë rastin […]

Kryetarja e këtij Komisioni Ganimete Musliu tha se pasi të informohen në vijë zyrtare për gjithë rastin në bazë të ligjit do të merren masa, transmeton Periskopi.

“Pasi ta marrim raportin zyrtarisht nga policia, do ta shqyrtojmë raportin, do të kërkojmë sqarim pse është ndryshu raporti, pse ka dyshime nëse ka pas tendencë për t’u ndryshu, por asnjë gjë nuk mund të shtojmë ose të vijmë në përfundim sepse ne nuk jemi si komisionp parlamentar për t’ia bo gjyqin askujt. Ne ushtrojmë kontroll demokratik mbi institucionet dhe do të kërkojmë në vijë zyrtare të informohemi si ka rrjedhë, nëse ne si komision evidentojmë ose na vërtetohet që drejtori i AKI-së ka pas ndikim në çështje atëherë konform ligjit do të kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të marrin masa”, ka thënë Musliu në emër të komisionit.

Ajo tregoi se ky vendim erdhi me konsensus të të gjithë anëtarëve të Komisionit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kërkoi shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Shpend Mazxhuni.

Ju e dini se si komision duke pas ndjeshmërinë e punës së komisionit dhe institucionit që ne I bëjmë kontrollin demokratik dhe vendimet merren me consensus. Sot kishte zëra të ndryshëm, kishte nga partitë opozitare, ku Vetëvendosje kërkoi shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni. Por, megjithatë Komisioni konstatoi me shumicë ose vlerësoi që ne fillimisht të informohemi në vijë zyrtare për krejt çka ka ndodh lidhur me rastin, sesa ka qenë ligjërisht i involvuar drejtori i AKI-së në këtë rast, a ka pas ndërhyrje në rastin dhe pastaj pasi t’i kemi informacionet ne do të përgjigjemi në një takim të rradhës. Ne duhet të mësohemi t’i respektojmë institucionet tona dhe do t’i shqyrtojmë e vlerësojmë raportet e policisë pasi t’i kemi informacionet”, ka përfunduar Musliu./Periskopi/.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?