Ja se si shantazhohen politikanët kur përgjohen

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, në një intervistë për të përditshmen gjermane Der Spiegel, flet për rikthimin e Wikileaks dhe mënyrat se si NSA vepron në marrëdhënie me politikanët botërorë Assange, Wikileaks është rikthyer, duke publikuar dokumente që vërtetojnë mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara ndaj qeverisë franceze dhe asaj gjermane. Cilat janë arsyet e këtij […]
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, në një intervistë për të përditshmen gjermane Der Spiegel, flet për rikthimin e Wikileaks dhe mënyrat se si NSA vepron në marrëdhënie me politikanët botërorë
Assange, Wikileaks është rikthyer, duke publikuar dokumente që vërtetojnë mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara ndaj qeverisë franceze dhe asaj gjermane. Cilat janë arsyet e këtij rikthimi?
Po, WikiLeaks ka botuar shumë materiale gjatë muajve të fundit. Në fakt ne kemi botuar gjatë gjithë kohës, por ndonjëherë ka qenë materiale që nuk e shqetësojnë shumë perëndimin dhe mediat botërore, dokumente për Sirinë për shembull. Por duhet të kini parasysh se ka pasur dhe ka ende një konflikt me qeverinë e Shteteve të Bashkuara që ka filluar në vitin 2010, pasi ne filluam botimin e disa dokumenteve të klasifikuara amerikane.











