Ivanov: Greqia do ta shkruajë historinë e Maqedonisë

Ivanov: Greqia do ta shkruajë historinë e Maqedonisë

Presidenti maqedonas George Ivanov në Konferencën shkencore në Ohër kushtuar 1000 vjetorit pas shtetit të Mbretit Samoil u fokusua në Marrëveshjen e Prespës. Sipas tij, me këtë Marrëveshje do të vijë deri te shkrimi i së ashtuquajturës histori e re politikisht korrekte, në të cilën do të vendosen gjëra të shkruara sipas vullnetit të Greqisë […]

Presidenti maqedonas George Ivanov në Konferencën shkencore në Ohër kushtuar 1000 vjetorit pas shtetit të Mbretit Samoil u fokusua në Marrëveshjen e Prespës.

Sipas tij, me këtë Marrëveshje do të vijë deri te shkrimi i së ashtuquajturës histori e re politikisht korrekte, në të cilën do të vendosen gjëra të shkruara sipas vullnetit të Greqisë dhe e cila do t’u mësohet fëmijëve nëpër shkolla dhe studentëve nëpër fakultete.

“Me marrëveshjen e Prespës, veprimtarinë tuaj akademike dhe arsimore do ta mbikëqyrin politikanë, diplomatë dhe burokratë të cilët seriozisht do t’i censurojnë librat që ju i shkruani apo prej të cilave ju ligjëroni”, deklaroi Ivanovi.

Para pjesëmarrësve në Konferencë, presidenti maqedonas tha se autorët e tekstit të Marrëveshjes së Prespës kanë treguar mosnjohje të historisë së Ballkanit.

“Por, ata shkojnë një hap më larg dhe mohojnë shumë vlera universale. Para së gjithash e mohojnë të drejtën për vetëvendosje që do të thotë se vetëm kombi ka të drejtë të vendosë për fatin e vet dhe se askush nuk është i autorizuar me dhunë të intervenojë në jetën e tij”, tha Ivanovi.

Siç parashikon Marrëveshja e Prespës, tashmë u formua Komiteti i përbashkët i ekspertëve të historisë, arkeologjisë dhe çështjeve arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti edhe pse duhet ta shqyrtojë interpretimin shkencor të ngjarjeve historike, megjithatë kjo do duhet të realizohet nën mbikëqyrjen e ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve./Alsat/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?