Iu ndalua qymyri, punëtorët e KEK’ut kërkojnë para për dru

Iu ndalua qymyri, punëtorët e KEK’ut kërkojnë para për dru

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik për ndalimin e dhënies së qymyrit si dhuratë për këta punëtorë. Në vendimin e nënshkruar dje nga ministri Valdrin Lluka, thuhet se vendimi është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit. Viteve të kaluara, KEK-u ka pasur […]

Viteve të kaluara, KEK-u ka pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve qymyr për 4 mijë e 500 punëtorë.

Lidhur me vendimin e sotëm, kryetari i sindikatës, Izet Mustafa, tha se vendimi është i papranueshëm.

“Ata pikë së pari s’kanë analizë sa punëtorë e marrin qymyrin e që e përdorin në Prishtinë, e tërë ecuria e refuzimit lidhet me atë se po bëhet ndotja e ambientit në Prishtinë. Ne e kemi kërkesën alternative ju kemi treguar që Kosova Thëngjilli i ka borxh KEK-ut miliona euro e kërkesa është që për shembull qymyri të merret përmes tyre e të ulet borxhi për KEK-un, të jepet përmes minierës ose nëse refuzohen të dy alternativat atëherë KEK-u duhet t’u ndajë mjete materiale punëtorëve në vlerë të 10m kub dru”, tha Mustafa për Kallxo.com.

Ai, po ashtu, tha se po presin vendimin për veprime sindikale ndaj këtij vendimi.

“Ne qëndrojmë prapa kërkesave tona dhe tani u mbetet organeve udhëheqëse të SPEK- ut për vendim rreth veprimeve të mëtejme. Sa i përket rritjes së pagave punëtorët e KEK- ut, ata  meritojnë paga shumë më të larta se sa janë tani dhe ju e dini qe krahasuar me disa ndërmarrje tjera në Kosovë pagat e tyre janë bindshëm më të larta se sa të punëtorëve tanë”, tha Mustafa.

Idenë për subvencionimin e druve nuk e kishte kundërshtuar as ministri Lluka në shtator.

Ai theksoi se punëtorët e KEK-ut tani kanë më pak arsye për kërkim të qymyrit si dhuratë pasi kanë marrë rritje rroge.

“Reagimet janë të pritshme por duke konsideruar se punëtorëve të KEK-ut i janë rritur rrogat për 100 euro të gjithëve, atëherë kjo pak a shumë e lehtëson atë barrën. Mund të bashkëpunojmë me KEK-un që të gjejmë forma të tjera të zëvendësimit për shembull ndoshta qoftë edhe me subvencione me dru apo diçka të tillë por thëngjilli nga ana jonë nuk do të jetë assesi i pranueshëm”, kishte thënë Lluka.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?