Ish-Shefi i Agjencisë Antikorrupsion: Shpend Maxhuni e Aleksandër Lumezi kanë mbyllur plot raste

Ish-Shefi i Agjencisë Antikorrupsion: Shpend Maxhuni e Aleksandër Lumezi kanë mbyllur plot raste

Hasan Preteni, dikur Shef i Agjencisë Antikorrupsion e ka denoncuar Shefin e AKI’së, Shpend Maxhunin dhe Kryeprokurorin Aleksander Lumezi se janë të përfshirë në mbylljen e plot rasteve kriminale ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Në një koment në Fb, Preteni ka shkruar se Maxhuni bashkë me Lumezin janë dy nga pesë […]

Në një koment në Fb, Preteni ka shkruar se Maxhuni bashkë me Lumezin janë dy nga pesë kapësit e Shtetit.

“Gruaja e Shpendit punon ne prokurori, Leka dhe Shpendi aleat te H.Th, kumbare te shume rasteve te mbyllura dhe pozicionimin e titullareve te institucioneve te pavarura, dy nga pese kapesit kryesor te shtetit!”, ka shkruar Preteni.

Këtij komenti i është përgjigjur deputeti i NSIMA’s, Milaim Zeka, i cili ka përfshirë në këtë rrjet të kapjes së shtetit edhe Shefin e ri të Agjencisë Antikorrupsion.

“Topi nuk e luan. Vetem tash e kane ba edhe nje aleat te ri: Shefin antikorrupcion, Shaip Havollin…”, ka shkruar Zeka.

Reagimi i Pretenit ka ardhur pas publikimit të përfshirjes së djalit të Shpend Maxhunit në armëmbajtje pa leje e droge.

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.

Përveç revolës së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te personave që ishin në veturë, tek i dyshuari Shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, .

Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

Edhe zv.kryeprokurori e Prishtinës, Ibrahim Berishën, e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Berisha, gjithashtu bëri të ditur se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?