Ish-imami i Kaçanikut: Tërnava e paraqet veten si lider shpirtëror por është lider i manipulimeve

Ish-imami i Kaçanikut: Tërnava e paraqet veten si lider shpirtëror por është lider i manipulimeve

Ish-imami i Kaçanikut, Musli Verbani, ka komentuar deklaratat e Naim Tërnavës, bërë në tv 7, ku sipas tij, ai e paraqet veten si ‘lider shpirtëror’. Por në fakt, Verbani thotë se Tërnava është ‘lider i manipulimeve’. Në një shkrim, Musli Verbani e ka quajtur Naim Tërnavën kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, lider të manipulimeve. […]

Ish-imami i Kaçanikut, Musli Verbani, ka komentuar deklaratat e Naim Tërnavës, bërë në tv 7, ku sipas tij, ai e paraqet veten si ‘lider shpirtëror’.

Por në fakt, Verbani thotë se Tërnava është ‘lider i manipulimeve’.

Në një shkrim, Musli Verbani e ka quajtur Naim Tërnavën kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, lider të manipulimeve.

Ai ka thënë se Tërnava, edhe pse ish-profesor i lëndës së besimit dhe filozofisë islame, “shihet se nuk e di kuptimin e liderit shpirtëror sepse lideri shpirtëror nuk mundohet t’i manipulojë faktet ashtu siç mundohej ai gjatë emisionit ashtu siç di vetëm ai”.

“Ai i cili me dorën e tij e nënshkruan një ndryshim të së ashtuquajturës “Kushtetutë e BIK-ut” se: “Kryetari i BIK-ut nuk ka të drejtë të jetë më shumë se dy mandate”, me qëllim që të mos i jepej mundësia dr. Rexhep Bojës që të rizgjidhej për të tretën herë dhe me qëllim që ai të kandidoj dhe të zgjedhet si kryetar i BIK-ut, e po i njëjti (Tërnava) para përfundimit të mandatit të dytë e shkarkon kryetarin e kuvendit të BIK-ut (duke u arsyetuar se e ka shkarkuar kuvendi) dhe e ndryshon përsëri të ashtuquajturën kushtetutë, por këtë herë për t’ia lejuar vetes qëndrimin e përjetshëm, pra duke lejuar rizgjedhje të pakufishme. Këtë veprim nuk e bën askush tjetër pos liderit manipulues, e assesi lideri shpirtëror.

Në të njëjtin emision thotë se, nuk ka pushtet, ndërsa po në të njëjtin emision thotë se, e ka shkarkuar imamin që nga Dubai me anë të telefonit (me telefon nga Dubai më ka shkarkuar edhe mua nga detyra e imamit). Lideri shpirtëror nuk shkarkon imam prej Dubai, ashtu siç deklaroi Tërnava, sepse lideri shpirtëror nuk merret me diktate sepse me diktate merret vetëm diktatori.

Për çdo mangësi e cila ndodhë në institucionin të cilin ai e ka uzurpuar, ai thotë se, “nuk ka pasur njohuri”, “janë disa”, “në disa raste”, “nuk ka qenë në dijeninë e tij”. Ndërsa për çdo të mirë thotë se “ka kontribuar “, e dihet mirë se këtë nuk e bën një lider shpirtëror, por vetëm lideri manipulues.

Në fund… Naim Tërnava më shumë njihet si diktator sesa si lider shpirtëror, sepse shpirti i tij është i mbushur me lakmi për pushtet dhe pasurim material dhe jo për të dhënë ide shpirtërore sepse u pa qartë se ai nuk është i prirë të shpreh ndonjë ide shpirtërore.”, përfundon shkrimi i Musli Verbanit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?