Ish-deputeti: Ja si më goditën truprojat e Vuçiqit në Mitrovicë

Ish-deputeti: Ja si më goditën truprojat e Vuçiqit në Mitrovicë

Sasha Mirkoviqi, ish-deputet i partisë së Aleksandar Vuçiçit në Kuvendin e Serbisë, tash sa kohë është duke u përndjekur në forma të ndryshme nga e ashtuquajtura drejtësi në Serbi. Mirkoviqi ka thënë se “Aleksandar Vuçiçi do të përfundojë siç përfundon çdo diktator! Ai me shokët e tij kriminelë, shumë shpejt do të bien nga pushteti […]

Mirkoviqi ka thënë se “Aleksandar Vuçiçi do të përfundojë siç përfundon çdo diktator! Ai me shokët e tij kriminelë, shumë shpejt do të bien nga pushteti dhe do të mbesin në mëshirën e viktimave të tyre. Përfundimin e kanë të keq, e kanë të tmerrshëm”.

Duke marrë parasysh se është producent i dokumentarit “Rikoshet – kush e vrau Oliver Ivanoviqin”, Mirkoviqi, përveç kërcënimeve indirekt, ndjekjes nga paditë që i bëhen nga njerëzit e Vuçiqit, së voni edhe u rrah në Mitrovicën e Veriut. Mirkoviqin e rrahën në prani të Vuçiqit rojat e afërta të tij, gjersa Vuçiqi po vinte kurorë në vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Rrahjen e tij, më 9 shtator, e kanë raportuar shumica e mediave ballkanike, por asnjë nga mediat kryesorë në Serbi, të cilat janë nën regjimin e Vuçiçit.

Në një prononcim, Sasha Mirkoviqi ka thënë se “gjersa isha duke ia bërë pyetjen Vuçiçit, (gjersa po rrinte me Millan Radojçiqin dhe disa njerëz me koka të rruara), se pse u vra Oliver Ivanoviqi, me një pjesë të revoles njëri nga rojat e tij më goditi në kokë”, transmeton Indeksonline.

“Më vjen vështirë këto ditë që të flas për gjithë atë që kanë bërë këta njerëz. Të flas për atë se çfarë po më bëjnë mua dhe familjes sime! Nuk e di a janë të vetëdijshëm se çfarë do t’ju ndodhë kur ta humbasin pushtetin, sepse kanë përndjekur njerëz, i kanë rrahur dhe i kanë vrarë njerëzit e pafajshëm, sepse e kanë shitur dhe tradhtuar vendin”, ka thënë Sasha Mirkoviqi.

“Dhëmb për dhëmb, sy për sy! Nuk do të ketë falje për gjithë atë që e kanë bërë dhe po e bëjnë me shumë njerëz në Serbi, ndaj të cilëve nuk po ndërpritet presioni dhe dhuna. Mirëpo do t’ju mbijetojmë të gjithave, edhe maltretimeve, edhe ndjekjes dhe grabitjes, e çfarë do të bëjnë ata më pas, do ta shohim”, kërcënon Sasha Mirkoviqi njerëzit e dikurshëm të partisë së tij, deputet i së cilës ishte në Kuvendin e Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?