Hoxhë Musliu në Periskop prej 18-ve: Ngucjet seksuale, prapaskenat e varrimit të Demaçit, Naim Tërnava dhe tema tjera

Hoxhë Osman Musliu, sindikalist i Bashkësisë Islame të Kosovës, në një intervistë për Periskopin ka folur për zgjedhjet që po mbahen në BIK. Në këtë intervistë, Musliu tregon se kush do të mund ta rrëzonte Naim Tërnavin nga froni. Flet për raportimet e fundit në media lidhur me abuzimet seksuale në Medresnë ‘Alaudin’ në Prishtinë. […]
Hoxhë Osman Musliu, sindikalist i Bashkësisë Islame të Kosovës, në një intervistë për Periskopin ka folur për zgjedhjet që po mbahen në BIK.
Në këtë intervistë, Musliu tregon se kush do të mund ta rrëzonte Naim Tërnavin nga froni. Flet për raportimet e fundit në media lidhur me abuzimet seksuale në Medresnë ‘Alaudin’ në Prishtinë.
Musliu në intervistë për Periskopin, tregon detaje të panjohura deri tani për publikun lidhur me varrimin e Adem Demaçit.
Kritikon mungesën e femrave delegate në zgjedhjet e brendshme të BIK’ut? E quan Tërnavën një person që është rrethuar nga një ‘klan’ prej rreth 50 vetash të cilët s’ka kush që i largon nga postet.
Musliu flet edhe për gjendjen e imamëve nëpër Kosovë. ‘Vetëm muajin e kaluar njëri nga ta mori një rrogë 25 euro’, thotë ai. Pra, a paguhen imamët e Kosovës nga BIK?
Për këto dhe çështje të tjera, ndiqeni intervistën në mediumin Periskopi, që transmetohet sontë në orën 18:00.












