Hoxhaj ripërsërit: BE-ja e padrejtë nëse në fund të vitit nuk liberalizon vizat

Hoxhaj ripërsërit: BE-ja e padrejtë nëse në fund të vitit nuk liberalizon vizat

Nëse procesi i liberalizimit të vizave nuk përfundon këtë vit atëherë Bashkimi Evropian (BE) nga qytetarët e Kosovës do të cilësohet i padrejtë, ka ripërsëritur zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoxhaj shtoi se BE-ja nuk ka asnjë arsye që këtë proces ta shtyjë deri në pafundësi, ngase Kosova i ka përmbushur […]

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoxhaj shtoi se BE-ja nuk ka asnjë arsye që këtë proces ta shtyjë deri në pafundësi, ngase Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

“Nëse Bashkimi Evropian ka pretenduar se procesi është teknik në kuptimin e asaj a i plotëson Kosova kriteret apo jo dhe Kosova i ka plotësuar këto kritere, në fund të viti 2018 nuk ka asnjë arsye të brendshme në Bashkim Evropian asnjë arsye në ndonjë vend anëtar të Bashkimit Evropian që ky proces të shtyhet në pafundësi”, tha ai.

“Nëse kjo nuk ndodh për çdo qytetarë të Kosovës Bashkimi Evropian do të shihet si një Bashkim Evropian i cili është i padrejtë”.

Zëvendëskryeministri më tutje i është përgjigjur edhe kërkesës së përfaqësuesve të BE-së që liderët të jenë të matur rreth dhënies së afateve për heqjen e vizave. Ai tha se nuk do të jenë naiv e të besojnë në “përralla”.

“Deklaratat e përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë që ne duhet të jemi të matur ma merr menja që duhet të kuptohen drejtë. Ne jemi të matur, jemi të balancuar, por nuk duhet të jemi naivë dhe nuk do të jemi naivë që të besojmë në ‘përralla’”.

Hoxhaj ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se ai nuk mund të përmbyllet vetëm nga ana e Qeverisë e pa përkrahjen e opozitës.

Ai ka ftuar partitë opozitare që të mbështetin platformën e propozuar nga lideri i PDK-së si dhe të ulen të bisedojnë lidhur me atë se çfarë duhet të i shtohet asaj.

“Qëndrimi jonë është që të ketë një zë unik i cili duhet ta bashkojë Kosovën në dialog përmes një ekipi të përbashkët i cili duhet të miratohet në Kuvend dhe një dokument i cili i reflekton qëllimet tona në dialog i cili i reflekton pritjet tona në dialog, vijat e kuqe, çka duhet të diskutohet çka nuk duhet të diskutohet dhe ne presim prej opozitës që të merr përgjegjësi me që nuk mundet dialogu të përmbyllet vetëm nga ana e qeverisë”.

“Ne mendojmë që opozita duhet t’i thotë po platformës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë se cilat elemente duan t’i kenë shtesë në platformë se edhe kush do të duhej të hynte në ekipin, i cili do të duhej të merrte pjesë në dialogun me Serbinë në Bruksel”.

Sipas Hoxhajt, në çdo proces tjetër Kosova do të jetë vonë nesh nuk arrin të jetë unik në Bruksel, aty ku sipas tij, duhet të zhvillohet beteja për dialogun.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?