Hoti në EPP: Marrëveshja me Serbinë duhet t’ia mundësojë Kosovës hyrjen në OKB, BE dhe NATO

Hoti në EPP: Marrëveshja me Serbinë duhet t’ia mundësojë Kosovës hyrjen në OKB, BE dhe NATO

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti po merr pjesë në një konferencë të nivelit të lartë të organizuar nga Partitë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, në Bruksel, konferencë kjo, e cila synon të theksojë angazhimin e saj për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Gjatë […]

Gjatë kësaj konference, në panelin me temë “Rritja e bashkëpunimit ndërkufitar dhe trajtimi i çështjeve të sigurisë”, kryetari i GP LDK, Hoti shprehu qëndrimin e Grupit Parlamentar dhe të LDK-së si parti anëtare e EPP.

“Në pika të shkurtra, ai njoftoi të pranishmit për rolin opozitar të LDK-së që nga qershori i vitit 2017, por që aktualisht është partia më e madhe në vend. Gjithashtu, Hoti u shpreh se të qenit anëtar i EPP-së, është një përgjegjësi që qytetarët të cilët çdo herë na kërkojnë të ndërmarrim hapa për të promovuar vlerat, parimet dhe politikat tona të përbashkëta si anëtar të EPP-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, Hoti tha se “qeveria e Kosovës për shkak të koalicionit të dobët e ka humbur shumicën në Kuvend, dhe për këtë arsye ka humbur edhe legjitimitetin për të përfaqësuar popullin e Kosovës”.

Sipas tij, kjo krizë institucionale dhe politike është thelluar veçanërisht që nga prilli i vitit 2018, kur një nga partitë e koalicionit, që përfaqëson bashkësinë serbe, ‘ngriu’ pozicionin e saj brenda Qeverisë.

“Megjithatë, sipas Kushtetutës së Kosovës, përfaqësuesit e komunitetit serb kanë vendet e tyre të garantuara dhe si rezultat i kësaj krize, çështjet që janë me interes kombëtar, që kanë nevojë për një konsensus të gjerë, nuk mund të adresohen”, potencoi Hoti. Ai theksoi se për të dalë nga kjo situatë, zgjedhje të reja janë të nevojshme dhe të pashmangshme dhe se LDK-ja është e vetëdijshme për përgjegjësinë që kanë për të kapërcyer këtë krizë institucionale.

Me qëllim të tejkalimit të krizës, kryetari Hoti përmendi disa parime kryesore të cilat LDK i ka vendosur. Sipas tij, është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që partitë politike të arrijnë një marrëveshje konsensuale lidhur me këto çështje: temat e interesit kombëtar dhe ato që lidhen me agjendën evropiane, parimet që duhen ndjekur gjatë trajtimit të këtyre temave, pavarësisht se kush është në pushtet si dhe përgatitjet e nevojshme për zgjedhje të reja dhe të lira, në mënyrë që të krijohet një qeveri me shumicë të qëndrueshme.

Ai shtoi se, edhe pse LDK ka organizuar një sërë tryezash të rrumbullakëta me partitë politike dhe edhe pse të gjitha palët janë përgjigjur në këtë iniciativë të LDK-së, nuk është arritur një konsensus. Hoti përsëriti rolin konstruktiv të LDK-së, “e cila po përpiqet që të mos e humbasë fokusin nga çështjet e interesit kombëtar duke e mbështetur Agjendën Evropiane të Kosovës, votimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, mbështetjen dhënë reformave në drejtësi dhe në luftë kundër korrupsionit”.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Hoti foli edhe rreth dialogut me Serbinë duke potencuar se të gjithë pajtohemi se siguria, stabiliteti dhe zhvillimi në rajon varen nga normalizimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë. Ai theksoi edhe një herë se “LDK e mbështet plotësisht dialogun me Serbinë, edhe pse është një proces shumë kompleks dhe se shumica e marrëveshjeve të arritura deri tani nuk janë zbatuar”.

“Çdo ide e shkëmbimit territorial ose korrigjimit të kufijve nuk do të gjejë asnjë mbështetje dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë pjesë e dialogut. Të gjitha partitë në Kosovë, duke përfshirë partitë e koalicionit, janë kundër kësaj ideje”, tha Hoti. Ai shtoi se LDK beson fuqimisht se vizatimi i kufijve bazuar në baza etnike është krejtësisht i gabuar dhe do të ketë pasoja përtej Ballkanit.

Sipas Hotit, LDK-ja konsideron se ky proces duhet të bazohet në parime dhe korniza të qarta si: parimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një parakusht për integrimin tonë të përbashkët Euro-Atlantik. Po ashtu, tha Hoti, LDK vlerëson rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe mbështetjen e SHBA-së. Ai shtoi se EPP mund të luajë një rol kyç në këtë drejtim.

Hoti vuri në theks se “marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të sigurojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy shteteve, të cilat mund të arrihen vetëm me njohjen reciproke, kjo marrëveshje duhet të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO, të dyja vendet duhet të angazhohen për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese si dhe idetë që përfshijnë ndryshimin e territorit dhe korrigjimet kufitare janë të rrezikshme për paqen në rajon dhe më gjerë dhe ato nuk duhet të merren parasysh sepse ide të tilla kanë shkaktuar më parë konflikte në rajon me pasoja tragjike”.

Sipas këndvështrimit të LDK-së, Hoti tha se partia që ai përfaqëson konsideron se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet që kanë kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik, me përfshirjen e shoqërisë civile, institucionet përkatëse shkencore, kulturore, fetare dhe ekonomike, ndërsa Qeveria e tanishme në Kosovë nuk ka fuqinë e nevojshme politike dhe legjitimitetin e qytetarëve për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces. “Kurse, Presidenti vepron jashtë përgjegjësive të tij kushtetuese dhe pa asnjë mandat nga Kuvendi. LDK është gati të bëhet pjesë e dialogut dhe të udhëheqë këtë proces së bashku me forcat e tjera politike në Kosovë, por së pari duhet të marrim mandatin nga qytetarët përmes zgjedhjeve të lira”, shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Hoti informoi se “vendi ynë ka përmbushur të gjitha kriteret dhe detyrimet e saja, dhe për këtë arsye, për hir të qytetarëve të saj, vizat duhet të liberalizohen, sepse nuk ka rrezik që qytetarët tanë të emigrojnë në BE në një mënyrë të pakontrolluar”.

Në fund të fjalës, kryetari i GP LDK, Avdullah Hoti falënderoi EPP-në në Parlamentin Evropian duke kërkuar mbështetjen e tyre sa i përket kësaj çështjeje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?