Hoti – Haradinajt: Tha se do ta çojë mandatin deri në fund, kënaqet kur e shtynë një ditë më tepër

Hoti – Haradinajt: Tha se do ta çojë mandatin deri në fund, kënaqet kur e shtynë një ditë më tepër

Nënkrytari i LDK’së Avdullah Hoti thotë se Qeveria e Haradinajt i ka përmbysur brenda një viti të gjitha arritjet paraprake të Kosovës, në çdo aspekt. Ai ka kritikuar Qeverinë për një sërë çështjesh, përfshirë dëmtimin e buxhetit të shtetit, temat e mëdha, etj., shkruan Periskopi. Ai shkruan: Qeveria Haradinaj brenda një viti i ka përmbysur […]

Nënkrytari i LDK’së Avdullah Hoti thotë se Qeveria e Haradinajt i ka përmbysur brenda një viti të gjitha arritjet paraprake të Kosovës, në çdo aspekt.

Ai ka kritikuar Qeverinë për një sërë çështjesh, përfshirë dëmtimin e buxhetit të shtetit, temat e mëdha, etj., shkruan Periskopi.

Ai shkruan:

Qeveria Haradinaj brenda një viti i ka përmbysur të gjitha arritjet paraprake në çdo aspekt.

Në fushën ekonomike, janë përgjysmuar investimet e jashtme, trendi i papunësisë tash është në rritje, sektori privat po stagnon, reformat ekonomike të filluara me intenzitet të lartë në Qeverinë Mustafa tash janë braktisur plotësisht. Buxheti i shtetit është dëmtuar ndjeshëm me vendime për shpenzime pa asnjë kriter dhe me skema sociale të pa menduara, të bazuara vetëm në qëllime elektorale.

Në anën tjetër, “temat e mëdha” për të cilat tema gjoja është themeluar kjo qeveri përbëjnë një mashtrim të madh. Demarkacioni me Malin e Zi u votua ashtu siç ka qenë. Nuk ka asnjë marrëveshje tjetër për rishikim të vijës kufitare. Z.Thaçi e ka mashtruar pastër z.Haradinaj me letrën e tij të nënshkruar me Presidentin e Malit të Zi, e cila nuk përmbante asnjë garanci më shumë se mund të korrigjohet vija kufitare se sa ajo që ekzistonte në marrëveshjen e demarkacionin. Dialogu me Serbinë është në qorrsokak dhe për këtë nuk ka dakordim as nga vetë koalicioni i pakicës qeverisëse, e jo më me opozitën që përbën 60 për qind të elektoratit. Administrata është stërngarkuar me militantë partiakë që po kushtojnë miliona euro taksa të qytetarëve. Politika e jashtme ka dështuar plotësisht të sjellë njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në këtë situatë, vetëm zgjedhjet e reja mund të krijojnë stabilitetin e nevojshëm institucional për tu marrë me probleme të jetës së përditshme të qytetarëve. LDK-ja është e gatshme për këtë proces. E gjithë opozita është e unifikuar në këtë çështje se vetëm zgjedhjet e reja mund të nxjerrin vendin nga kjo situatë. Në një situatë tjetër, vetë qeveria do të tërhiqej për të hapur rrugë për proceset demokratike.

Deklarimi e Kryeministrit se “duket se do të qëndrojë deri në fund të mandatit” reflekton logjikën qeverisëse të njerëzve të etur për pushtet, e jo për tu shërbyer qytetarëve bazuar në parimet demokratike. Ai e ka të qartë se qeveria që drejton mund të bie në çdo moment dhe është i kënaqur nëse e shtynë edhe një ditë më tepër. Kemi shumë punë në qeverinë e ardhshme për tu marrë me dëmet e shkaktuara nga kjo qeveri e pakicës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?