Historia e një gruaje që u godit nga një meteor

Historia e një gruaje që u godit nga një meteor

Ann Hodges ishte 34 vjeçe kur më 30 nëntor të 1954 u godit nga një meteor që peshon të paktën 4 kg. Meteori fillimisht goditi çatinë e shtëpisë së saj në Sylacauga të Alabamas, në SHBA. Atë kohë gruaja ishte duke marrë një sy gjumë në shtrat. Hodges pësoi një hematomë, siç raportonte artikulli i […]

Ann Hodges ishte 34 vjeçe kur më 30 nëntor të 1954 u godit nga një meteor që peshon të paktën 4 kg. Meteori fillimisht goditi çatinë e shtëpisë së saj në Sylacauga të Alabamas, në SHBA.

Atë kohë gruaja ishte duke marrë një sy gjumë në shtrat. Hodges pësoi një hematomë, siç raportonte artikulli i Smithsonian që ngjalli historinë, duke filluar nga artikulli “Life” më 13 dhjetor 1954.

Ky artikull shkaktoi një betejë të fortë ligjore mes familjes Hodges dhe pronarit që iu kishte dhënë me qira banesën ku ndodhi ngjarja e pazakontë.

Beteja ligjore

Pikërisht kjo është pjesa më pak e njohur e tregimit. Menjëherë pas incidentit erdhi mosmarrëveshja për pronësinë e gurit të çmuar. Pas një viti pronari i shtëpisë u përball në Gjykatë me qiramarrësit Ann Hodges dhe burrin e saj me pretendimin se meteori i përkiste meqë ra në pronën e tij. Çështja u zvarrit për një farë kohe, deri kur pronari i shtëpisë hoqi dorë nga pretendimet e marrjes së meteorit.

Ndërkohë, edhe interesi për objektin hapësinor kishte rënë. Ai nuk kishte më as të njëjtën vlerë monetare në treg. Askush nuk ishte interesuar më që ta përvetësonte dhe e njëjta Hodges përfundoi duke e përdorur si bllokues dere që e mbante atë hapur. Më vonë ajo ia dhuroi Muzeut të Historisë Natyrore në Alabama ku ruhet edhe sot. Më me pak bujë, një fqinji i saj në fakt kishte arritur që me një copë të vogël meteori që kishte rënë pranë pronës së tij, të bënte pasuri. Burri bleu shtëpi dhe makinë.
Fundi i hidhur
Historia pati një fund edhe më të trishtueshëm për Hodges. Duket se problemet ligjore dhe zhgënjimi për të mos qenë në gjendje për të përfituar në një farë mënyrë nga ngjarja e jashtëzakonshme, sollën për të probleme psikologjike dhe fizike. Gruaja u divorcua nga burri dhe vdiq në vitin 1972 nga komplikacionet e veshkave.

E pabesueshme, por e vërtetë

Që historia e saj është një gjë e rrallë, këtu nuk ka asnjë dyshim. Mundësia për tu goditur nga një meteor dhe për më tepër të jetosh, është me të vërtetë minimale: 1 në 1milion e 600 mijë njerëz, është një mundësi që pothuajse nuk ndodh pothuajse kurrë. Flitet për një incident në Indi, në vitin 1825, ku mbeti i vrarë një burrë dhe u plagos një grua, por nuk pati asnjë dokument që të konfirmohej vërtetësia e ngjarjes.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?