Hillary mbron në mënyrë të çuditshme aferën seksuale të Bill Clintonit me Monica Lewinskyn

Hillary Clinton thotë se afera e burrit të saj, Bill Clinton me Monica Leëinskyn gjatë kohës sa ishte president, nuk ishte ‘abuzim pozite’ pasiqë sipas saj, atëkohë, Lewinsky ishte 22 vjeçare dhe ishte një ‘e rritur’, transmeton Periskopi. E pyetur nëse burri i saj duhej të jepte dorëheqje nga pozita e presidentit kur ishte zbuluar […]
Hillary Clinton thotë se afera e burrit të saj, Bill Clinton me Monica Leëinskyn gjatë kohës sa ishte president, nuk ishte ‘abuzim pozite’ pasiqë sipas saj, atëkohë, Lewinsky ishte 22 vjeçare dhe ishte një ‘e rritur’, transmeton Periskopi.
E pyetur nëse burri i saj duhej të jepte dorëheqje nga pozita e presidentit kur ishte zbuluar për aferën seksuale me Leëinskyn, Hillary Clinton jep një përgjigje të prerë:
‘Absolutisht jo’.
Ndërkaq, e pyetur nëse Bill abuzoi me pozitën e tij – gjatë kohës sa ishte president i SHBA’së duke ndërtuar raporte intime me njërën nga vajzat e stafit të tij, Hillary përgjigjet:
“Jo, jo, sepse Leëinsky ishte një e rritur”.
Bill Clinton ishte 49 vjeçar në kohën kur shpërtheu afera seksuale me Leëinskyn.
Ajo mundohet t’u ikë përgjigjeve sa u përket pyetjeve të tilla dhe kërkon llogari për kritikat që u bëhen njerëzve nga administrate e Donald Trump.
‘Më lejoni t’ju pyes diçka; ku janë hetimet për pasardhësit e Bill Clinton, ndaj të cilëve, ka një sërë akuzash dhe dyshimesh”, pyet Hillary Clinton. /Periskopi/












