Haradinajt i duket i përgjumur Haliti, shpërthejnë replikat: Këqyri punët e tua, unë i kam punët e mia

Kryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat. Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a […]
Kryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat.
Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?
Por reagimi i Halitit ndaj kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër duke i thënë “Kqyri punët tua”.
“S’ka nevojë kryeministri të më tregojë punët e Kuvendit, unë nuk jam argat i askujt e as i Qeverisë”, i tha Haradinajt Haliti.












