Haradinaj tregon se si iu avulluan 20 mijë dollarë Kosovës në Amerikë

Haradinaj tregon se si iu avulluan 20 mijë dollarë Kosovës në Amerikë

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për media është pyetur nga KTV-ja për raportimin e gazetës Koha Ditore se delegacioni kosovar shpenzoi 20 mijë dollarë për një takim të dështuar me krerë shtetesh në kuadër të sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Një organizim i iniciuar nga Erolld Belegu e ka dëmtuar buxhetin […]

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për media është pyetur nga KTV-ja për raportimin e gazetës Koha Ditore se delegacioni kosovar shpenzoi 20 mijë dollarë për një takim të dështuar me krerë shtetesh në kuadër të sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Një organizim i iniciuar nga Erolld Belegu e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 20 mijë dollarë amerikanë, kanë treguar burime të gazetës. Me insistimin e tij, në Neë York, gjatë sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në hotelin “Hilton” në Midtoën ishte rezervuar një sallë për të organizuar pritje për krerët e delegacioneve botërore që merrnin pjesë në këtë ngjarje, por që kurrkush nuk i kishte shkuar.

Haradinaj nga Prishtina ka pranuar se ishte ide e tij dhe se delegacioni prej 20 personash nga Kosova, kishte hequr dorë pasi nuk kishte pranuar kurrkush ftesën.

“Me siguri ka ndodhë kështu, për shkak se atje ideja ishte e një ngjarjeje të përbashkët. Ishte më e vështirë sesa takime bilaterale, edhe kemi heq dorë nga kjo ide. Ka qenë e imja dhe e qeverisë që të ftojmë delegacione në një vend. Mirëpo u konstatua që disa delegacione nuk kanë pranuar ose me u ditë krejt agjenda dhe është ma mirë me shkuar një nga një. Tani me siguri atje polisat e rezervimit janë të tilla, detajet nuk i di, por mund të jetë kështu”, ka thënë Haradinaj për KTV-në.

Duke folur për “avullimin” e këtyre 20 mijë dollarëve, Haradinaj ka pranuar se mijëra dollarë shpenzohen në planet diplomatike dhe se shumë prej tyre nuk arrijnë cakun e planifikuar. Këtë ai e ka quajtur rrezik të punës.

“Shumë mijëra dollarë harxhohen sa i përket përpjekjeve në planin diplomatik jo të gjitha e arrijnë cakun. Është rrezik i punës që e bëjmë, ka edhe të tjera që edhe munden pa e mbërri cakun. Nëse ka ndodhë, por mundet nuk është çudi. Ne kemi pas raste edhe për një takim, është dashur të rezervojmë salla për çdo takim edhe kanë kosto këto salla, mund të vjen, mund të mos vjen”, ka thënë Haradinaj.

“Mirë ish kanë me pas kanë të vetme, por ka edhe plot raste të tjera, kur është e pamundshme me kontrolluar agjendën, kur je jashtë vendit tënd, ti je i detyruar me rezervuar hapësirën. Se me ba me mbërri me i mbledh, i ke aty edhe 20 mijë e mbërrin efektin e shumë milionave, por ekziston mundësia edhe me dështuar ngjarja se je në vend të huaj dhe në vullnetin e të tjerëve”, ka thënë në fund kryeministri i Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?