Haradinaj nderon koleksionuesen nga Londra: Skënderbeu, figurë që na lidh me Perëndimin

Haradinaj nderon koleksionuesen nga Londra: Skënderbeu, figurë që na lidh me Perëndimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot koleksionisten nga Londra të veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee dhe një delegacion të shkencëtarëve nga Hungaria të kryesuar nga Pal Fodor, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot koleksionisten nga Londra të veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee dhe një delegacion të shkencëtarëve nga Hungaria të kryesuar nga Pal Fodor, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Është ndjenjë e posaçme të ju pres sot, këtu për t’iu falënderuar për punën e veçantë që keni bërë në portretizimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përmes veprave që keni shkruar dhe keni koleksionuar. Puna juaj është nder i madh për shqiptarët.Grumbullimi i veprave për luftën dhe historinë e Skënderbeut është gjest për t’u përshëndetur dhe populli shqiptar do të jetë falënderues për këtë gjest”, tha Haradinaj, duke e falënderuar në veçanti Patricia Nugee.

Ajo  ka mbledhur 37 libra kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përgjatë periudhave të ndryshme, nga vende të ndryshme të Evropës, duke i blerë librat përmes financave vetjake për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Nga ana tjetër, Nugee dhe delegacioni i shkencëtarëve nga Hungaria, falënderuan Kryeministrin Haradinaj për pritjen që ua bëri, duke thënë se Kosova është në rrugën e duhur dhe u shprehën mirënjohës për angazhimin konkret veçmas në fushën e Albanologjisë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markuzs dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?