Haradinaj: S’pata çare pa i thënë Xhavit Halitit çu prej gjumit

Haradinaj: S’pata çare pa i thënë Xhavit Halitit çu prej gjumit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për përplasjen e djeshme në Kuvend me kryesuesin e seancës, Xhavit Halitin, raporton Periskopi. Haradinaj tha se reagimi i tij kishte qenë i pashmangshëm, meqë kryesuesi i seancës sipas tij nuk po reagonte […]

Haradinaj tha se reagimi i tij kishte qenë i pashmangshëm, meqë kryesuesi i seancës sipas tij nuk po reagonte ndaj problemeve teknik që kishin deputetët, gjersa po votonin në Kuvend për pakon e ligjeve për FSK’në.

“Unë kam shku në Parlament, shkoj edhe për pyetje parlamentare që bëjnë. Por, dje shkova për pakon e tri ligjeve për Ushtri. Duke parë një interesim aq të madh për temën, u habita se si kryesuesit të seancës nuk i bënte përshtypje që s’po munden me votu deputetët. Ishin mbi 20 deputetë në këmbë, thoshin s’kena votu. E kryesuesi nuk e konstatoi. Andaj reagova. S’kisha qysh mos të reagoj. Më bani përshtypje. Ai  nuk ka aspekte tjera, është çështje teknike”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje u përfshi në një debat me nënkryetarin e kuvendit Xhavit Haliti përderisa ky i fundit po udhëhiqte seancën.

Ndërsa po votohej një mocion, Haliti tha se nuk kaloi me vota por menjëhere i ka ndërhyrë Haradinaj nga vendi duke i thënë a është në gjumë apo zgjuar.

‘A je në gjumë a çutë. Shihe se nuk na bëjnë kartelat, qysh nuk kalon ligji’.

E pas kësaj Haliti i ka reaguar duke i thënë të shohë punën e tij se nuk mund t’i tregojë ai për procedurën.

Ai më tej ka thënë se nuk është argat i qeverisë./Periskopi 

https://www.youtube.com/watch?v=q6RIEFbUXj4

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?