Haradinaj: Siç tha edhe Kadriu, idea për lëvizjen e kufijve është e Serbisë dhe Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa po fliste për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë, ka përmendur një intervistë të djeshme të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili tha se ideja për korrigjim të kufijve është e Serbisë dhe Rusisë, raporton Periskopi. Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes […]
Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë , edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur.
“Më boni përshtypje Veseli që tha se shkëmbimi e ndërrimi i kufijve është ide e Serbisë e Rusisë, kështu ishte në media. Ideja me lëviz me territore është e rrezikshme dhe nuk e përkrah për asgjë. Duhet të ecim përpara. Ideja e korrigjimit e lojës me kufij ka vdekur”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për pretendimet se në veri po nxiten situata të dhunshme dhe të pasigurta me qëllim të idesë për shkëmbim territoresh.
“Nuk mendoj që shpërblehet dhuna e incidentet. Kushdo që i nxit ato, do ta marr faturën. Nuk besoj që do të paguhet destabilizimi, vetëm ata që e përkrahin. Ata që përkrahin paqen, janë fitues”, tha ai tutje.
Haradinaj foli edhe për miratimin e pakos së ligjeve për FSK’në dhe bashkëpunimin me NATO’n për këtë çështje.
“NATO është institucion serioz. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, dhe vende tjera të rëndësishme si SHBA, Itali, Francë, Angli. Ky është mandat i ri i FSK’së. E falënderojmë NATO’n për punën e sigurinë në Kosovë. Dje isha në KFOR, pjesë në stërvitje ishin edhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Ne jemi NATO. Për anëtarësim në NATO na duhet pajtimi i të gjithëve, por për Ushtri disa na kanë thënë mos na pyesni sepse është vendim i juaji”, përfundoi ai./Periskopi












