Haradinaj nuk ka informata se për çka do të përdoret Fondi për Interpolin

Haradinaj nuk ka informata se për çka do të përdoret Fondi për Interpolin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministrin e ri të Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa. Ky i fundit është emëruar në këtë pozitë para disa ditësh, pasi që ministri paraprak Bejtush Gashi ishte shkarkuar nga kjo pozitë. Fokus i takimit në mes të kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme ishte për të […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministrin e ri të Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa. Ky i fundit është emëruar në këtë pozitë para disa ditësh, pasi që ministri paraprak Bejtush Gashi ishte shkarkuar nga kjo pozitë.

Fokus i takimit në mes të kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme ishte për të parë se sa është punuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Interpol, punë këto që janë në kompetencë të MPB-së.

Haradinaj tha se ka gjetur koordinim të mirë të punëve në këtë institucion.

“Fokusimi ishte, po them ashtu te tri punë bazë. Bash bazë është luftimi i krimit edhe ruajtja e rendit publik, po ne kemi edhe dy punë të j, është Interpoli dhe liberalizimi i vizave për shkak se kanë ndodhë ndryshime politike, ka shku ministri Gashi ka ardhë ministri Mustafa. Kam ardhë të bisedojmë, të qartësohemi se a e kemi mbulu çdo vakuum potencial edhe a ka koordinim të ndërsjellë, nga niveli politik në këtë rast nga ministri”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq për Fondin që është ndarë për Interpolin, Haradinaj tha se ende nuk ka informacione të sakta se për çka do të përdoren, por sipas tij, qytetarët do ta marrin vesh ‘kur të vjen dita’.

“Kur të raportojmë për çka janë përdorë, ju shpjegojmë. Tani nuk kam naj informatë ma shumë… Vjen dita e raportohet”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, lidhur me komisionin ndërinstitucional kundër ekstremizmit të dhunshëm, Haradinaj tha se ky komision është themeluar si masë sigurie për Kosovën ndaj kësaj dukurie.

Ndërsa ministri i ri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se ky ishte takim pune dhe u zotua se do të punojë që ketë performancë të mirë para Qeverisë dhe qytetarëve.

“Nëse ne i lëmë punët, siç tha kryeministri për me i kry nesër, do të thotë ne s’kemi bë asgjë. Unë kam marrë detyrat edhe këto përgjegjësi që nesër të jem me performancë të mirë edhe do të dal ballëhapur para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Njëherit, edhe kryeministrit t’i shpërblejë me punë e suksese në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha ministri Mustafa.

Ekrem Mustafa është ministri i  tretë i MPB-së prej se është formuar Qeveria Haradinaj. I pari ka qenë Flamur Sefaj i cili ishte shkarkuar nga partia e tij pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq dhe ekstradimit të tyre në Turqi. Sefajn e ka pasuar Bejtush Gashi, por i cili nuk ka qëndruar gjatë në këtë pozitë. Ai është shkarkuar nga AKR siq është thënë  për shkak të performancës së dobët. Mustafa është pjesë e AKR-së dhe vjen nga komuna e Ferizajt./D.Morina/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?