Haradinaj: Nuk e di kush i ka largu dy emra për Bordin e ZRE-së

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë u pyet në lidhje me propozimin e nënshkruar për Bordin e ZRE-së, propozim ky me dy emra. Ky propozim kishte 4 emra në fillim, ndërsa sot ky numër ishte i reduktuar në dy. Kryeministri Haradinaj tha se nuk e di se […]
Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë u pyet në lidhje me propozimin e nënshkruar për Bordin e ZRE-së, propozim ky me dy emra.
Ky propozim kishte 4 emra në fillim, ndërsa sot ky numër ishte i reduktuar në dy.
Kryeministri Haradinaj tha se nuk e di se kush i ka larguar emrat gjatë rrugës apo nëse është bërë ndonjë shkelje procedurale.
“Në rastin nuk e di a është shkel procedura dhe nuk e di qysh kanë ardh të numri dy. Nuk kom gjet shkelje procedural qka është rikthimi i një gjendje paraprake. Ata që e kanë pru qato arsyetohen në atë që qeveria ka atë diskrecion. Cka ka ndodh prej propozimit, deri në nënshkrim nuk e di. Une vet ju kom thon unë që jon 4, po nuk është praktikë që për një vend të jenë 4 emra . Une nuk i kom hek dy emra”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj nuk tregoi se di diçka për autorin e largimit të dy emrave edhe pse nga gazetarët u aludua se mund të jetë Sekretari i ZKM-së, autoriteti që ka larguar emrat në emër të qeverisë.












