Haradinaj nderon policin që u pensionua sot: Qeveria do të bëj më shumë për policët

Kryeministri Ramush Haradinaj ka organizuar një ceremoni për pensionimin e policit të derisotshëm, Asllan Krasniqi. Haradinaj shkruan: Me rastin e pensionimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Asllan Krasniqit, sot u bashkuam për ta nderuar kontributin e devotshëm shumëvjeçar të tij, në shërbim të vendit dhe të sigurisë së qytetarëve. Pas vendimit për rritje të […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka organizuar një ceremoni për pensionimin e policit të derisotshëm, Asllan Krasniqi.
Haradinaj shkruan:
Me rastin e pensionimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Asllan Krasniqit, sot u bashkuam për ta nderuar kontributin e devotshëm shumëvjeçar të tij, në shërbim të vendit dhe të sigurisë së qytetarëve. Pas vendimit për rritje të pagave dhe kompensim të orëve shtesë të punës, Qeveria e ka në fokus edhe sigurimin shëndetësor dhe rritjen e pensionit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.















