Haradinaj mburret me qeverisjen në Deçan, aq sa fton qytetarët për koktej rasti

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për Komunën e Deçanit rreth rezultateve të jashëzakonshme të kësaj komune që janë arritur për një vit, e që kjo komunë udhëhiqet nga Bashkim Ramosaj nga radhët e AAK-së. Haradinaj përmes një statusi, ka ftuar të gjithë bashkëvendasit për një koktej rasti, të shtunën në ora 13:00 në […]
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për Komunën e Deçanit rreth rezultateve të jashëzakonshme të kësaj komune që janë arritur për një vit, e që kjo komunë udhëhiqet nga Bashkim Ramosaj nga radhët e AAK-së.
Haradinaj përmes një statusi, ka ftuar të gjithë bashkëvendasit për një koktej rasti, të shtunën në ora 13:00 në Restaurantin ‘Maturanti’.
Ai ka theksuar se në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm lirder shtetërorë dhe komunal.
Postimi i plotë i Harardinajt:
Të nderuar bashkëvendas të Komunes së Deçanit!
Para një viti, AAK në këtë Komunë ka treguar rezulltatë të jashtëzakonshem duke demonstruar një besim si as njëherë më parë.
Pas një viti të plotë të këtij rezultati kam kënaqësinë të ju ftoj në një koktej rasti me datën 27 tetor, ditë e shtune, në ora 13:00 në Restaurant Maturanti. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishem lider shtetrorë dhe komunal.
Pjesëmarrja juaj na nderon! Me respekt, Daut Haradinaj.












