Haradinaj liron nga detyra Musa Cenën

Kryeministri Ramush Haradinaj sot bëri me dije se ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, pasi i njëjti dyshohet për ryshfet marrje dhe keqpërdorim të detyrës zyre. Ndaj Cenës dhe dy të dyshuarve të tjerë të rastit janë caktuar 1 muaj paraburgim nga Gjykata, transmeton Periskopi. Ja njoftimi i […]
Ndaj Cenës dhe dy të dyshuarve të tjerë të rastit janë caktuar 1 muaj paraburgim nga Gjykata, transmeton Periskopi.
Ja njoftimi i plotë i Ramush Haradinajt
Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht./Periskopi/
RH












